“Ylli i karatese Italiane”, kështu e kanë cilësuar karateisten e talentuar shqiptare MIkela Skandaj, organizatorët e ceremonisë së shpalljes së sportistëve më të mirë në Verona atje ku jeton prej vitesh familja Skandaj nga fshati Baqel i Lezhës.
Tri here nënkampionie Europes, dhe një sërë titujsh të fituar në kampionatet italiane, në mbyllje të vitit, talentja Mikela Skandaj, fitoi edhe dy medajle te arta ne garat kombetare qe u zhvilluan ne Verona te Italise.
Duke konkuruar në dy stile te ndryshme kata dhe kumite, Mikela arriti të ngjitet dy herë radhazi në podium si fituese e dy medaljeve te arta ne peshat 60 kg duke treguar edhe nje here performancen e saj te jashtezakonshme si dominuese mbi kundershtaret e saj.
Është kjo arsyeja që Bashkia e Veronës e përfshiu Mikelen në listën e sportistëve më të mirë të vitit 2025 duke e shpallur atë si karateisten më të mirë të skuadres Veroneze.
Si shqiptarja e vetme që figuronte në listën e sportistëve më të mirë italianë, Mikela dhe familja e saj, përfshirë e babain e saj Angjelin Skandaj që e mbështet fort në pasionin e saj në sportin e karatesë, ndjehen krenarë, jo vetëm për vlerësimin me çertifikatës përkatëse, por edhe për ngrohtësinë dhe duatrokitjet e shumta që shoqëruan momentin e marrjes së çertifikatës, gjë që konstatohet qartë edhe në vidion që shoqëron shkrimin.
(Video) Momenti kur kartateistja shqiptare Mikela Skandaj vlerësohet me çertifikatën e sportistes më të mirë të vitit 2025.
Gaspër MARKU



