Pak muaj më parë, sulmuesi shtatlartë, Albi Shpuza, firmosi për Antalyaspor, ndërkohë që më pas, për arsye domumentacioni, klubi turk e ka huazuar tek KF Shkodra ku po luan me sukses në kampionatin e Superligës U-19. Burime pranë futbollitit shkodran, bëjnë të ditur se huazimi do të jetë deri në fund të muajit dhjetor, dhe më pas Shpuza do të kthehet përsëri në Turqi për tu ribashkuar me Antalyaspor.
Grumbullimi një ditor i kombëtar U-19 ka bërë që të enjten, në listën e trajnerit Aemando Cugu të jetë edhe sulmuesi shkodran, Albi Shpuza, përkrah edhe disa futbollistëve të tjerë shkodranë, si portjeri Kaçaj, Spahija, Alivoda, Qerpiku, Delaj, Cungu, Pjeshka, Zaganjori, Delaj.
Grumbullim ky që është shoqëruar me një ndeshje miqësore mes dy kombëtareve të moshave, U-19 dhe U-18. Ndeshje kjo që është mbyllur me fitoren e ekipit U-19 me rezultatin 1 me 0. Goli i fitores është shënuar nga shkodrani, Albi Shpuza në minutën e 20-të. Një gol, që siç mund të shikohet qartazi edhe në videon që shoqëron shkrimin, meriton vlerësimet më pozitive.
Një depërtim klasik drejt zonës kundërshtare për Shpuzën, i cili duke ftuar në kombinim kolegun skuadrës së tij, e rimerr përsëri topin, dhe më pas, me një qetësi dhe mjeshtri interpretimi e godet topin direkt e në rrjetë. Gol, që patjetër ka marrë vemendjen e duhur nga tekniku Cungu, si dhe kolegët e tij të stafit të kombëtares që po ndiqnin ndeshjen në fjalë.
Kalimi në futbollin turk duket se ka ardhur në momentin më të duhur për Albi Shpuzën, ku duke shpresuar se plotësimi i dokumentacionit do t’i sjellë edhe hapësirat e duhura për aktivizim, karriera e tij sportive pritet të shënojë rritjen e duhur cilësore në prizmin individual, por në të njëjtën kohë të jetë një element pozitiv për t’i shërbyer ekipeve kombëtare në vazhdimësi.