(Video) Miqësoret kundër Kosovës/ Kurti & Sulejmani: Nuk na mungon asgjë për të fituar, kemi grup cilësor

Veç Kombëtares A dhe Shpresave, edhe ekipi kombëtar U-19 do të zbresë në fushë gjatë këtij muaji qershor. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku do të sfidojnë Kosovën në stadiumin ‘Kukës Arena’ më 14 dhe 16 qershor. Grumbullimi ka nisur që prej pasdites së të shtunës, teksa kuqezinjtë e vegjël po i zhvillojnë përgatitjet në një nga fushat e ‘Shtëpisë së Futbollit’. Arlind Kurti dhe Flavio Sulejmani janë dy futbollistët kuqezi që luajnë në radhët e ekipit kombëtar U-19. Që të vegjël në ekipet e moshave, dy kuqezinjtë nuk e fshehin lumturinë që tashmë janë pjesë edhe e Shqipërisë U-19, ndërsa synojnë që të dy së bashku, një ditë të luajnë me Kombëtaren A.

Mbrojtësi kuqezi, Arlind Kurti, i cili luan me ekipin e Laçit tregon për fshf.org se përgatitjet për dy ndeshjet ndaj Kosovës kanë shkuar shumë mirë, ndërsa nënvizon se sa e veçantë është të luash për Shqipërinë. Ndër të tjera, mbrojtësi shqiptar zbulon edhe objektivat e së ardhmes.

I lumtur për ftesën nga Kombëtarja U-19? – Kam qenë pjesë e moshave të Kombëtares. U ndjeva shumë i lumtur që mora sërish një ftesë për këtë grumbullim të radhës, ku kemi edhe dy ndeshje shumë të rëndësishme kundër Kosovës.

Puna me trajnerin Bulku – Ne e njohim edhe më parë, sepse kemi punuar më parë në ekipin U-17. Stërvitjet kanë shkuar shumë mirë. Jemi përgatitur për ta fituar këtë ndeshje.

Si ndihesh kur vesh fanellën kuqezi? – Është ndjesi shumë e veçantë dhe kur e vesh këtë fanellë, ndihem shumë i lumtur sepse përfaqësoj kombin tim. I bëj thirrje të gjithë lojtarëve që kur e veshin këtë fanellë, të luajmë me shpirt dhe me gjak në fushë.

Sa të rëndësishme janë këto ndeshje kundër Kosovës për grupin kuqezi? – Janë dy miqësore shumë të vlefshme. Stafi duhet ta shikojë grupin, që të formohet edhe grupi më i mirë i mundshëm dhe që kur të shkojmë në Europian të bëjmë më të mirën tonë dhe të arrijmë objektivat tonë.

Objektivat në aspektin personal – Për momentin jam një lojtar i Laçit, jam fokusuar aty dhe shpresoj të shkoj akoma edhe më lart. Sigurisht, edhe me ekipin kombëtar. Dua të arrij majat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu