Saturday, December 21, 2024

(Video) Miqësorja Ndërkombëtare, KF Shiroka-Arsenal Tivat, 1-1. Shirokasit tregojnë rritje në lojë, gati për startin e Kampionatit

Lexo

KF Shiroka-Arsenal Tivat(Mali i Zi) 1-1(Shënues: Isack 66’/Kroshelan 22’)

Formacioni i KF Shiroka: Lukaj, Amos, Peku, Osinachi, Drabeja, Bebeziqi , Mulia,  Amponsah,  Kodra,  Aminu, Olamide. ( U aktivizuan: Zaja,  Boshti) Trajner: Fatmir Axhani

Gjyqtarë: Rebani Gemi, Saimir Hysjeni, Mirjan Peraj(Shkodër)

Në kuadrin e përgatitjeve  të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Tretë, starti i të cilit pritet të jetë me datë 20 tetor, KF Shiroka zhvilloi një ndeshje miqësore ndërkombëtare duke pasur përballë ekipin e  Superliges malazeze, FK Arsenal Tivat.

Një test ky shumë serioz për skuadrën shirokase të drejtuar nga trajneri Fatmir Axhani dhe kolegu i tij Valmur Kurti, pasi duke pasur përballë një skuadër të këtij niveli, konstatohet edhe puna e bërë deri më tani në radhët e shirokasve. Dhe, vetë rezultati i barabartë, 1 me 1 tregon qartë se KF Shiroka është në rrugën e duhur.

Ndeshja e luajtur pasditen e së premtes në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, e cila tërhoqi interesimin, jo vetëm të tifozërisë vendase por edhe atyre të ardhur nga Mali i Zi, u shoqërua me një lojë plot ritën, ku të dyja skuadrat shpalosen veprime sulmuese në fushën e lojës.

Pjesa e parë do të mbyllej 0 me 1 në favor të skuadrës malazeze, e cila falë veprimeve individuale të kapitenit Kroshelan që bënte diferencën në fushën e lojës, ka shënuar në minutën e 22-të.

Pjesa e dytë do të shoqërohej me një presion të ekipit KF Shiroka, i cili e kërkoi me insistim golin e barazimit, derisa e arriti në minutën e 66-të pas një penalltie të akorduar në favor të vendasve për prekje të topit me dorë, të cilën e shndërron në gol  futbollisti afrikan Isack.

Pas barazimit 1 me 1, tekniku shirokas Fatmir Axhani kërkon nga skuadra e tij të vazhdojë lojën sulmuese në kërkim të golit të fittores, por hasin në rezistencen e mysafirëve nga Mali i Zi, të cilët jo vetem që mbrohen mirë, por edhe kundrasulmojnë rrezikshëm në portën vendase.

Përfundimisht, vërshëllima tre herë e gjyqtarit kryesor Rebani Gemi , fikson shifrat e barabarta, KF Shiroka 1 dhe Arsenal Tivat e Malit të Zi 1. Një miqësore, sipas trajnerit Fatmir Axhani, ia arriti qëllimit, sepse krahas formacionit të pare,  në pjesën e dytë pati hapësirë aktivizimi edhe për lojtarët e stolit me disa djem të talentuar shkodran.

(Video) Pamje nga ndeshja KF Shiroka-Arsenal Tivat(Mali i Zi), 1-1. Si dhe prononcimi i trajnerit të KF Shiroka, Fatmir Axhani.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img