Sunday, November 24, 2024

(Video) “Mitingu Ndërkombëtar i Beogradit 2021”-Medalje Ari për Izmir Smajlajn dhe Argjendi për Franko Burraj

Lexo

Ashtu siç pritej, atletika shqiptare ka shkëlqyer në “Mitingun Ndërkombëtar të Beogradit 2021” për sallat e mbyllura. Dy atletët shkodranë, Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj kanë arritur të fitojnë medalje Ari dhe Argjendi. Në mënyrë të veçantë spikatjen më të madhe e ka bërë Izmir Smajlaj, i cili tashmë për kryeqytetin serb, por edhe për pjesëmarrësit e këtij mitingu është mjaft i njohur, pasi një sukses të tillë po e arrin sistematikisht vitë pas viti. Në garën e tij të preferuar, Kërcim së Gjati, Izmiri ka kapur shifrat e pëlyera 7 metra dhe 91 centimetra, kërcim ky që i ka dhënë atij vendin e parë si dhe Medaljen e Artë duke lënë prapa konkurentë shumë të fortë nga Serbia, Franca, Greqia, Sllovenia Kroacia, Bullgaria, etj.

Në biseden që Veriu Sport pati me trajnerin personal të Smajlajt, Gjergj Ruli, mësojmë se këtë herë atmosfera ndaj kampionit shqiptar nuk ka qënë e njëjta si në aktivitetet e mëparshme, kur kërcimet e suksesshme të atletit shqiptar janë shoqëruar me duartrokitje nga të pranishmit, siç bëhet zakonisht në garat e kësaj disipline. E megjithatë, Izmiri ia doli me shumë sukses duke ngritur flamurin kuqezi si medalist i Artë.

Shumë pranë medaljes së Artë ka qënë edhe shkodrani tjetër, atleti i disiplinës së vrapimeve, Franko Burraj që stervitet nga trajneri i tij personal, Bruno Rrotani. 47 sekonda dhe 45 të qindta ka qënë koha e realizuar nga Burraj në garën e 400 metrave, mbërritja e të cilit në finish ka qënë krejt e barabartë me kundërshtarin e tij, por vetëm foto finishi ka arritur të përcaktojë fituesin duke vendosur që Burraj të ishte i dyti dhe të vlerësohej me Medaljen e Argjendë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img