Wednesday, April 24, 2024

Basketboll-K. Kombëtar starton në fundjavë. Teuta-Vllaznia, kryendeshja e javës së parë për meshkuj

Lexo

Merr fund heshtja 11 mujore e sportit të basketbollit, e cila erdhi si pasojë e pandemisë Covid-19. Federata Shqiptare e Basketbollit ka vendosur që Kampionati Kombëtar të startojë këtë fundjavë. Në bazë të shortit të hedhur në mjediset e FSHB, janë përcaktuar edhe çiftet përkatëse të javës së parë, si dhe të javëve të tjera në vazhdim, për meshkuj dhe femra. Nga sa bëhet e ditur, konkurimi për meshkujt do të jetë në dy grupe, ndërsa te femrat do të vijojë të jetë sërishmi ashtu si sezonin e kaluar në një grup.

Tek Superliga e meshkujve, bie në sy se që në javën e parë kemi një përballje interesante, kur në pallatin e sportit “Ramazan Njala” do të ballafaqohen dy pretendentet, Teuta vendase dhe Vllaznia mysafire, takim ky i planifikuar të luhet ditën e shtunë në orën 16.00.

Sa i përket Vllaznisë, në kampin kuqeblu, trajneri i ri amerikan Mathew Jones,  cili ka pak ditë që është vënë në krye të skuadrës po vijon me intensitet përgatitjet me grupin që ka në dispozicion. Krahas kontigjentit të mëparshëm amerikan Lorenzo Martinez, Anand Hundal, Staenly Devis, të mërkurën ka mbërritur në Shkodër edhe amerikani tjetër  Abrian Jones Edwards, i cili i është bashkuar menjëherë kuqebluve të koshit. Një basketbollist ky që vjen nga eksperienca të mëparshme me ligat e basketbollit në Kanada dhe Luksemburg. Së bashku edhe me kontigjenti shkodran, mes të cilëve spikasin Faslia, Bekteshi dhe ndonjë tjetër, kueblutë tashmë duket se janë gati për startin e kampionatit, objektivi i të cilëve është për ta nisur me fitore që në transferten e parë durrsake.

Superliga – Meshkuj, java e parë
Teuta – Vllaznia
Goga Basket – Partizani
Tirana – Eagles Basket

Kategoria e Parë – Meshkuj, java e parë
Apolonia – Kamza Basket
Flamurtari – Dinamo
Elbasani – Skënderbeu

Kategoria e Parë – Femra, java e parë
Vllaznia – Studenti
Partizani – Flamurtari
Apolonia – SK Tirana
Elbasani – SH.K.B.Tirana

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img