(Video) Mundje-Vllaznia e drejtuar nga trajneri Altin Anza, shpallet kampione për kategorinë U9. Spikasin kampionët individual: Jasir Hoti, Veton Demushi, Prisjam Demushi, Jusuf Hafizi

Mundësit e vegjël të Vllaznisë të kategorisë U9-të të drejtuar nga traneri Altin Anza kanë bërë një përfaqësim special në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, aktivitet ky i zhilluar në Tiranë për dy disiplinat e sportit të mundjes, atë të Lirë dhe Klasike për grupmoshat U-9 dhe U-12.

Spikatjen më të madhe nga ekipi i Vllaznisë në mundjen e Lirë e kanë bërë mundësit  e vegjël të kategorisë U-9: Jasir Hoti -pesha 22 kg, Veton Demushi – pesha 34 kg, Prisjam Demushi-pesha 38 kg dhe Jusuf Hafizi -pesha 42 kg. Që të katër këto mundës të talentuar i kanë fituar të gjitha ndeshjet me kundërshtarët e tyre duke u shpallur kampion individual në peshat e tyre përkatëse.

Edhe pse nuk arritën të shpallen kampion individual, një figurë shumë të mirë sportive bënë edhe mundësit e renditur në vendin e dytë: Muhamed Ulqinaku -pesha 30 kg, dhe Emir Ulqinaku-pesha 32 kg për grupmoshën U-9.

Ndërkohë që për kategorinë e moshës U-12, Fuhejd Faslia-pesha 35 kg,  Samed Lohja -pesha 53 kg,  Rajan Grenazi -pesha 72 kg u renditën në në vendin e dytë, si dhe  Enes Ulqinaku- pesha 31 kg, i renditur në vendin e tretë.

Rezultatet pozitive të arritura në këtë kampionat nga ekipi i Vllaznisë, janë pasqyrë e një pune shembullore që po bën vitet e fundit trajneri pasionant, Altin Anza, një ish mundës ky kampion, vazhdues i denjë i traditës së babait të tij, ish mundësit kampion, Ali(Alko) Anza, i ndarë nga jeta aksidentalisht në moshë të re pak vite më parë.

(Video) Pamje nga ndeshjet e mundësve të Vllaznisë disiplina, e Lirë, në Kupën e Shqipërisë, oraganizuar në Tiranë.

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu