Federata Shqiptare e Mundjes ka zhvilluar aktivitetin e fundvitit 2023 duke ftuar në garë mundësit e kategorisë së moshave U-15 dhe U-17, të cilët janë ndeshur në kuadrin e Kampionatit Kombëtar.
Aktivitet në të cilin ka marrë pjesë edhe Vllaznia e drejtuar nga trajneri Maldin Camaj duke pasur në përbërje tre mundës: Enes Anza i peshës 75 kg, Klevis Koceku në peshën 80 kg dhe Alban Sykaj në peshën 68 kg.
Ndër to, figurën më të mirë sportive e ka bërë mundësi i peshës deri në 68 kg, Alban Sykaj, i cili pas tre fitoreve në duelet eleminatore, një dëmtim i marrë në ndeshjen e tretë, e pengoi për të dhënë më të mirën e tij duke u mjaftuar me vendin e dytë .
Me vend të dytë është nderuar edhe mundësi i peshës deri në 80 kg, Klevis Koçeku, ndërkohë që Enes Anza i peshës deri në 75 kg shtë renditur në vendin e tretë.
Për trajnerin Maldin Camaj, i cili muajt e fundit ka zëvendësuar trajnerin Nazmi Elezi të larguar përkohësisht jashtë vendit, paraqitja e Vllaznisë në këtë aktivitet ka qënë i suksesshëm duke pasë parasysh numrin e sportistë cilësorë që vazhdojnë të largohen jashtë vendit, gjë që paraqet një shqetësim jo të vogël në lidhje me kontigjentin në rënie të elementit.
Megjithatë, trajneri Camaj që gjatë kësaj periudhe po kryen dy detyra, edhe sportist edhe trajner, Vllaznia po përgatitet intensivisht për garat e tjera në vazhdim, ato të Kampionatit Kombëtar të të rriturve, ku edhe ai vetë, do të jetë në tapet për të konkuruar me ekipin kuqeblu, madje me objektiva konkretë për të sjellë në Shkodër medalje.
(Video) Mundësit e Vllaznisë në Kampionaitn Kombëtar të moshave U15, U17 zhvilluar në Tiranë.
Gaspër MARKU