Sunday, July 6, 2025

(Video) Natë magjike për shkodranin, Ilir Kepa. Yjet e belgëve të Molenbek të viteve 80-90 takim pas 30 vitesh me tifozërinë e tyre

Lexo

Ka luajtur me shumë sukses me Vllazninë, kombëtaren e Shqipërisë, por për shkodranin, Ilir Kepa, vitet e karrierës sportive në futbollin belg pranë skuadrës së Molenbekut, janë të paharruara.

Falë talentit të padiskutueshëm që ka shfaqur në fushën e lojës, me cilësitë e përkryera të një mesfushori-sulmues, Ilir Kepa ka qënë një ndër personazhet kryesorë të klubit Molenbek, jo vetem me mënyrën e lojës së tij të përkryer, por edhe golat e shumtë që ka shënuar për ngjyrat e këtij klubi.

Është kjo arsyeja, që në takimin e organizuar nga klubi i Molenbekut pas 30 vitesh në stadiumin  RËDM (Bruxelles) për të nderuar këtë brez futbollistësh, i ftuar special ka qënë edhe shkodrani Ilir Kepa.

Brohoritjet e tifozëve të pranishëm në atë takim, ashtu si 30 vite më parë, ishin sa emocionuese dhe po aq domethënëse për vlerësimin dhe konsideratën që tifozëria e Molenbek vazhdon të ketë për këto yje të skuadrës së tyre të zemrës, mes të cilëve edhe shkodrani, Ilir Kepa.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img