I është dhëna lamtumira e fundit ish kampionit të Vllaznisë në pingpong, Frederik Berisha, i cili ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare. Krahas komunitetit shkodran, në homazhet e organizuara me kërë rast, më së shumtmi spikasnin njerëzit e sporti. Mes tyre ishin pikërisht ish kolegët dhe nxënësit e profesor Rrikut në sportin e pingpongut: Tonin Dusha, ai që ka pasur rastin të luajë përkrah të madhit Frederik Berisha duke u shpallur kampion i Shqipërisë me Vllazninë, për të vijuar me Sokol Tiranën, Gëzim Pepën si dhe Tonin Binoshin, ky i fundit aktulisht në cilësinë e Sekretarit të Përgjithëshëm të Federatës Shqiptare të Pingpongut. Janë pikërisht këta që duke folur për Veriu Sport, vlerësojnë figurën e Frederik Berishës, si pingpongist dhe më pas edhe si trajner i suksesshëm, por edhe si mësues shembullor dhe shumë profesional i lëndës së matematikës në Shkodër dhe më gjërë.
(Video: Tonin Dusha, Sokol Tirana, Gëzim Pepa, Tonin Binoshi, flasin për figurën e shquar të veteranit të pingpongut, Frederik Berisha)