Monday, April 29, 2024

(Video)“Loro Boriçi” me reklama elektronike, një premtim i mbajtur i presidentit Xhaferi

Lexo

Stadiumi “Loro Boriçi”, ky impiant gjigand sportiv, i dyti pas “Air Albania” në Shqipëri, është kompletuar me një element tjetër bashkëkohor. Bëhët fjalë për reklamat elektronike, të cilat që prej ditës së sotme janë të montuara përrreth fushës së stadiumit “Loro Boriçi” duke e bërë mjedisin në fjalë edhe më komod dhe funksional.

Një premtim ky mbajtur nga ana e njëshit të Klubit të Futbollit Vllaznia, Alban Xhaferi, i cili në bashkëpumim me kompaninë “Piano Event System” ka bërë të mundur zbatimin e një projekti të tillë.

Sipas specialistëve përkatës, ky është një standart i ri dhe modern që pritet të ndikojë pozitivisht në sektorin e marketingut duke qënë në shërbim të plotë për rritjen e të ardhura të KF Vllaznia.

Reklamat elektronike janë një mënyrë e shkëlqyer për bizneset për të reklamuar produktet e tyre në ndeshjet e Vllaznisë. Dhe, sipas informacioneve, me mbërritjen dhe montimin e menjëherëshëm të këtij impianti kanë nisur menjëherë kontaktet me kompanitë e biznesit, të cilat janë të interesuara që logot e tyre të jenë të pranishme gjatë zhvillimit të ndeshjeve të Vllaznisë.

Testi i parë i funksionimit të impiantit të reklamave elektronike është bërë që pasditen e sotme, ndërkohë që me të gjitha gjasat, sfida Vllaznia-Dinamo e vlefshme për javën e 23-të të Abissnet Superiore që do të luhet mërkurën në “Loro Boriçi” në orën 16:45, pritet të jetë edhe promovimi i parë që do t’i bëhet këtij projekti të ri.

(Video: Montimi dhe testi parë i reklamave elektronike në stadiumin “Loro Boriçi”)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img