Wednesday, December 24, 2025

(Video) Ndeshja e prapambetur, Iliria-Skënderbeu mbyllet me fitoren e korçarëve 0-2. Shënojnë Tajo dhe Çuçka

Lexo

- Reklamë -spot_img

Iliria-Skënderbeu 0-2( Shënues: Tayo Abiodoun 45’, Foti Çuçka 57’)

Iliria:Xhika,Kallaku,Stafa,Demiraj,Sejdiu,Jakubu,Abdulaje,Osikel,Lika,S.Selmani,Veriu Trajner:Dritan Smajli

Skënderbeu:Alia,Vangjeli,Vaskez,Ramos,Shaqe,Estrela,Janaqi,Salim,Çuçka,Tajo,Nasr Trajner:Ernest Gjoka

Gjyqtarë:Ditmir Grimci(Shkodër),Denis Rexha(Tiranë),Ridiger Çokaj(Lezhë),Bekris Dragusha(Shkodër). Delegat:Eduard Gjini(Tiranë) Vëzhgues:Alfred Lamçe(Patos)

Skënderbeu nuk fal në sfidën përballë Ilirisë, arrin fitore të pastër në stadiumin “Elbasan Arena” dhe shkon +7 pikë nga ndjekësit.

U luajt këtë pasdite në “Elbasan Arena” ndeshja e prapambetur e Kategorisë së Parë mes Ilirisë dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 14-të.

Një sfidë e cila ishte shtyrë më herët për shkak të incidenteve të regjistruara më datë 3 dhjetor  në ambientet e stadiumit “Redi Maloku” pas mbërritjes së skuadrës skuadrës.

Ndeshja

Sfida Iliria-Skënderbeu nisi me shumë kujdes nga të dyja ekipet,të fokusuar më tepër në sigurinë defensive dhe pa lënë hapësira pas.

Ritmi ishte i lartë,por me pak raste të pastra shënimi deri në fundin e pjesës së parë.

Iliria shpërdoroj mundësinë më të pastër që në minutat e para me Jakubu i cili gjuajti në mënyrë të gabuar.

Ndërsa Skënderbeu fokusoj të gjithë lojën nga krahët e mesfushës dhe sulmit por topat e ardhur në zonë u neutralizuan nga portieri dhe mbrojtja e Ilirisë.

Teksa pritej mbyllja e pjesës së pikërisht në minutën e parë shtesë Tajo përfitoi dhe dërgoi topin në rrjetë,duke kaluar Skënderbeun në avantazh.

Në pjesën e dytë,Iliria tentoi të reagoj dhe rriti presionin,por ishte Skënderbeu që goditi sërish.

Çuçka lëshoi një silur brenda zonës në minutën e 57-të,duke dyfishuar shifrat dhe duke sjellë qetësinë te korçarët.

Rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund,pavarësisht përpjekjeve të Ilirisë për të rihapur ndeshjen.

Kështu Skënderbeu rikthehet te fitorja pas dy humbjesh radhazi dhe forcon kryesimin,duke rritur diferencën në +7 pikë ndaj Laçit të vendit të dytë. Pogradeci është i treti me 29 pikë, Apolonia dhe Iliria ndajnë vendin e katërt dhe të pestë me nga 22 pikë.

Kastrioti është i gjashti me 21 pikë, për të vijuar me Besën dhe Korabin dhe Burrelin në vendin e shtatë, tetë dhe të nëntë me nga 20 pikë. Lushnja është e dhjeta me 16 pikë, ndërkohë që mbyllin renditjen Luftëtari dhe Kukësi me nga 11 dhe 9 pikë.

(Video) Prononcimet e trajnerëve kundërshtarë, Dritan Smajli(Iliria) dhe Ernest Gjoka(Skënderbeu)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img