Monday, November 25, 2024

(Video) Nesër, derbi shkodran, Veleçiku-Murlani për Kupën e Shqipërisë. Dritan Smajli dhe Vahedin Pepa, dy trajnerët debutues në skuadrat kundërshtare kërkojnë kualifikimin

Lexo

Edicioni i 71-të i Kupës së Shqipërisë në futboll starton nesër me takimet e para të turit paraeleminator. Sipas kalendarit të fiksuar nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit në këtë tur do luhen dy ndeshje, Veleçiku-Murlani dhe Devolli-Sopoti. Me shumë interes po pritet derbi verior, Veleçiku-Murlani, takim që do të luhet nesër në qytetin e Koplikut duke filluar nga ora 15:00. Të dyja skuadra vijnë në këtë përballje me stafe teknike të rinj, Veleçiku me trajnerin Dritan Smajlaj që zëvendëson Haris Likën dhe Murlani me trajnerin Vahedin Pepa duke zëvendësuar Altin Xhahysën.

Në pritje të kësaj ndeshje, trajneri murlanas, Vahedin Pepa ka vijuar përgatitjet me skuadrën e tij duke pasur objektiva ambicioze për këtë sezon të ri futbollistik.

Vahedin Pepa ka kaluar një karriere të gjatë sportive si futbollist në fushë, ndërkohë që tashmë do të jetë në pankinë si trajner. Interesante është se trajneri Pepa është një futbollist i federuar me ekipin murlanas, gjë të cilën në rast nevoje të ekipit mund ta aplikojë edhe gjatë sezonit për të qënë më pranë kontributit të skuadrës së tij në fushën e lojës.

Bazuar në përbërjet e futbollistëve që skuadrat kanë në dispozicion, Veleçiku është favoritë në letër për fitore, por për këtë objektiv futet edhe Murlani në fushën e lojës, gjë e deklaron edhe vetë teknik Pepa.

Ndeshja, Veleçiku-Murlani do të luhet nesër pasdite në fushën sportive të vëllezërve Duli të Koplikut duke nisur nga ora 15:00.

(Video 1) Prononcimi i trajnerit të Murlanit, Vahedin Pepa në prag të ndeshjes të Kupës së Shqipërisë, Veleçiku-KF Murlani

(Video 2) Pamje nga seanca stërvitore e Murlanit nën drejtimin e trajnerit Vahedin Pepa.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img