(Video) Nga Tonin Frroku – Vllaznia fiton në Pogradec, por shifrat e pikëve ngrenë pikëpyetje për lojën në sulm(Superliga Basket Meshkuj)

Vllaznia ka fituar në transfertë këtë javë ndaj Pogradecit me rezultatin 69-54, në një ndeshje që, në përgjithësi, është kontrolluar nga shkodranët.

Në momente të caktuara të lojës, miqtë kanë qenë më të saktë në gjuajtjet për tri pikë, ndërsa në momente të tjera kanë gjetur zgjidhje edhe përmes lojës në zonë.

Kjo u ka dhënë mundësinë të administrojnë ndeshjen dhe të largohen nga Pogradeci me një fitore të rëndësishme.

Megjithatë, shifrat e takimit tregojnë se jo gjithçka ka shkuar mirë për të dyja skuadrat. Në 40 minuta lojë efektive, 69 pikë për Vllazninë dhe 54 për Pogradecin nuk janë treguesit më të mirë të një loje sulmuese me efikasitet të lartë.

Shkodranët kanë shënuar mesatarisht rreth 17 pikë për periodë, ndërsa pogradecarët pak më shumë se 13 pikë. Një prodhimtari që lë hapësirë për përmirësim, veçanërisht në organizimin dhe finalizimin e aksioneve.

Tonin FRROKU

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe