Atletik Klub Shkodra-Vllaznia 1-9(Shënuese: Leoselda Stalaj 22’/Megi Doçi 9’, 28’, 48’, 55’, Merinela Ndoci 11’, 14’, Herta Hasaj 20’, Juana Mesa 46’, Verona Berisha 50’)
Atletik Klub Shkodra: Keshtenja, Molla, Papaj, Stalaj, Selimi, Bajraktari, Kuraj, Kronaj, Sufaj, Alushi. Trajner: Elis Legata.
Vllaznia: Ëilson, Cungu, Berisha, Borçi, Leba, Doçi, Hernandez, Mesa, Quinones, Ndoci, Hasaj. Trajner: Nikolin Leka
Gjyqtar: E. Pjetrushaj(Lezhë)
Kampionatin Kombëtar të Superligës së futbollit femra, Vllaznia e futbollit femra e ka nisur me një ndeshje në transfertë, por që gjithësesi ka qënë brenda shtëpisë sepse përballë ka pasur ekipin tjetër shkodran, Atletik Klub Shkodra.
I vetmi ndryshim ka qënë, spostimi nga fusha e stadiumit “Reshit Rusi” ku i luan zakonisht ndeshjet Vllaznia për në Kompleksin Sportiv “Hasaj” në Golem të Shkodrës.
Diferencat mes dy skuadrave , me një Vllazni kampione në fuqi, e cila është në prag të përballjes me Interin për Europa Cup, përballë modesteve të Atletik Klub Shkodra, ka prodhuar një rezultat të thellë në favor të Vllaznisë.
Për skuadrën kuqeblu të drejtuar nga trajneri Nikolin Leka, e cila në këtë ndeshje id ha më shumë hapësirë lojtrareve të stolit, spikatjen më të madhe e bëri kapitenia Megi Doçi, e cila tundi plot katër herë rrjetën kundërshtare të mbrojtur nga portjerja Keshtenja.
Duke folur për Veriu Sport, trajneri Nikolin Leka, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e lojtareve të stolit, ndërkohë që theksoi se përgatitjet për ndeshjen e datës 8 tetor, Inter-Vllaznia për “Europa Cup”, po ecin mjaft mirë.
Për trajnerin e Atletik, Elis Legata, nisur nga diferenca që skuadra e tij ka me Vllazninë ishte i pranueshëmë rezultati që prodhoi takimi, ndërkohë që është i kënaqur që pas përfundimit të kontratës 3-vjeçare me KF Laçi, ekipi rikthehet në kampionat me logon e ekipit Atletik Klub Shkodra.
(Video) Prononcimet e plota të trajnerëve Nikolin Leka dhe Elvis Legata, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.



