Saturday, November 16, 2024

(Video) Nora Deda nuk din të ndalet. Fitorja e dytë radhazi pas rikthimit në pankinën kuqeblu. Vllaznia mund të transfertë Tiranën 2-3

Lexo

Tirana-Vllaznia 2-3(18-25, 25-22, 23-25, 25-23, 9-15)

Vllaznia: Klodeta Zhivani(Kapitene), Taurie Magee, Azra Ëilliams.Laura Ballçiti, Raisa Ceraj, Esmeralda Tuci, Marjana Ndou, Edna Erkoçi, Kejsi Axhemi, Adma Mikopula, Elira Rukaj, Brikena Bashaj, Ariola Kuti. Trajner: Nora Deda

Gjyqtarë: Endri Zguri-Tedi Zguri

Këmbëngulja e zyrës së sportit pranë Bashkisë Shkodër për të rikthyer në pankinë trajneren e Vllaznisë në volejboll femra, Nora Dede, po rezulton të jetë pozitive. Një gjë e tillë po pasqyrohet në rezultatet e skuadrës kuqeblu, ku në dy ndeshjet e para radhazi që Vlzhvilloi duke pasur në drejtim Nora Deden, arriti  të fitonte ndaj skuadrave kundërshtare.

E para, ishte ajo e luajtur javën e kaluar në Shkodër, ku Vllaznia mundi Pogradecin, ndërkohë që sot regjistroi fitoren e dytë radhazi duke mundur në transfertë Tiranën, pikërisht skuadrën kryesuese të grupit për Kupën e Shqipërisë.

Ndeshja e luajtur në sallën sportive “Farie Hoti” të kryeqytetit ishte shumë e dyluftuar, me rivalitet dhe plot emocione.

Volejbollistet kuqeblu të drejtuara nga trajnerja Deda luajnë mjaft mirë në setin e parë, ku me avantazhin e krijuar nuk e vënë për asnjë çast në diskutim fitoren, të cilën e marrin me shifrat 18 me 25.

Tre setet e tjerë paraqesin në fushën e lojës një rivalitet të plotë, ku vetëm pikët e fundit vendosin fituesit e seteve. Pas disa barazimeve radhazi, Tirana e mbyll me fitore setin e dytë 25-22 duke barazuar rezultatin me sete, 1-1.

Dy setet e tjere në vijim ka të njëjtin rezultat, 23-25 dhe 25-23, i pari për Vllazninë dhe i dyti për Tiranën, duke fiksuar përsëri barazim në sete, 2-2. Që do të thotë se për të përcaktuar fituesin e kësaj ndeshje duhet të luhet seti i pestë final, që në përmbajtje ka 15 pikë, gjithnjë nëse nuk ka barazime që e detyrojnë të shtyhet pikë pas pike.

Pushimi para setit final, i mjafton trajneres Nora Deda për të udhëzuar skuadrën teknikisht dhe taktikisht, por më së shumtmi në aspektin moralo-psikologjik. Gjë, që refletohet tek volejbollistet saj, të cilat janë dukshëm dominuese në fushën e lojës. Vetë rezultati, 9 me 15 në favor të Vllaznisë flet qartë për superioritetin kuqeblu në këtë set, i cili i jep me të drejtë një fitore të merituar me rezultain 2 me 3.

(Video) Momenti emocionues, i shënimit të pikës së 15-të dhe të fundit për setin final nga Vllaznia, e cila fiton n deshjen 2-3.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img