Krahas emocioneve të futbollit, fundjava që lamë pas kishte në konkurim edhe sportin e notit. Federata Shqiptare e Notit organizoi në Tiranë Kampionatin Kombëtar të fëmijëve, ku mes ekipeve më të mira të Shqipërisë konkuroi edhe ai i Vllaznisë.
Nën drejtimin e kryetrajnerit të njohur, Kolë Shiroka, ekipi i Vllaznisë u përfaqësua në këtë aktivitet nga notaret Uerda Jahaj, Andia Pemaj, Viki Tafrruku, Luka Radohimi që i përkasin kategorisë së fëmijëve deri 14 vjeç.
Ndonëse për ekipin e Vllaznisë kushtet stërvitore vazhdojnë të jenë të papërshtatshme, pasi siç është thënë edhe më herët, prej vitesh klubi kuqeblu nuk disponon pishina për tu stërvitur, notaret shkodrane bënë një përfaqësim dinjitoz.
Rezultatin më të mirë nga ekipi shkodran e ka regjistruar Viki Tafrruku, ku me rezultatet e saj të stilit të lirë u shpall sportistja e dytë më e mirë për Kategorinë B femra. Vetëm 11 vjeçe, Viki Tafrruku surprizoi me rezultatet e arituara në disiplinat e stilit të lirë duke fituar tre tituj kampion dhe një nënkampion. Konkretisht, Tafrruku u shpall kampione e garës 400 meter stil i lirë, titull që e fitoi edhe në konkurimin e garës tjetër 200 metër stil i lirë, si dhe në 100 meter stil i lirë, ndërkohë që në garën 150 meter po në këtë stil, ishte e dyta duke u mjaftuar me titullin nënkampione.
Një paraqitje shumë të mirë bëri edhe notarja tjetër, Uerda Jahaj, e cila duke konkuruar në kategorinë e moshës 14 vjeçare, vazhdon të tregojë potencilin e madh të saj duke mbajtur kryesimin në disiplinat e stilit të saj të preferuar, Katërnotim.
Konkretisht, Uerdi Jahaj fitoi dy tituj kampion, një vend të dytë dhe një të tretë. Medaljet e kampiones për Jahajn u fituan në garat 200 dhe 400 metër katërnotim, ndërkohë që 100 metër katërnotin u rendit në vendin e dytë dhe në 50 metër po në këtë stil, në vendin e tretë.
Ndonëse nuk arriti të futej në treshen e më të mirë të medaljeve, 13 vjeçarja Andia Pema bëri një përfaqësim shumë të mirë. Pavarësisht konkurrences së fortë që ajo kishte në garat e saj të preferuara, stil i lirë dhe bretkosë, Pema arriti të renditej tre herë në vendin e katërt.
Pjesë e ekipit kuqeblu në kampionatin e fëmijëve ishte edhe Luka Radohimi, vetem 8 vjeç, i cili notoi në disiplinën e 50 metra shpinë. Duke qënë edhe notari me moshën më të vogël në këtë kampionat, organizatorët e vlerësuan notarin shkodran, Radohimi si një surprizë e këndshme e këtij kampionati, ku falë të dhënave që ajo disponon, premton shumë për të ardhmen.
Rezultatet teknike:
Uerda Jahaj, 14 vjeçe
- 400 meter Katernotim Vendi 1
- 200 meter Delfin Vendi 1
- 100 meter Delfin Vendi 2
- 50 meter Delfin Vendi 3
Viki Tafrruku 11 vjeçe
- 400 meter Stil I lire Vendi 1
- 200 meter Stil I lire Vendi 1
- 100 meter Stil I lire Vendi 1
- 50 meter Stil I lire Vendi 2
AndiaPemaj, 13 vjeçe
- 100 meter stil I lire Vendi 4
- 50 meter bretkose Vendi 4
- 100 meter Bretkose Vendi 4
Luka Radohimi, 8 vjeç notoi ne disiplinen 50 metra shpine.
(Video) Pamje nga garat e Kampionatit Kombëtar të Notit për fëmijë, zhvilluar në Tiranë