Friday, May 3, 2024

Abissnet Superiore-Partizani kryeson me 9 pikë të plota pas javës së tretë. E ndjek Vllaznia me 6 pikë. I fundit, Kukësi me vetem 1 pikë!

Lexo

Me dy ndeshjet e luajtura ditën e diele, Laçi-Egnatia dhe Bylis-Partizani është mbyllur java e tretë e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Abissnet Superiore. Në stadiumin e Laçit ka qënë Egnatia, e cila ka surprizuar duke dalë fituese ndaj kurbinasve, të cilët nuk shfrytëzuav faktorin fushë duke u mundur me rezultatin 0-1.

Ndërkohë, çifti tjetër i ditës së diele, Bylis-Partizani, takim ky i luajtur në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit është mbyllur me rezultatin 0-1 në favor të Partizanit. Me këtë fitore tre pikëshe, e treta radhazi në tre javë kampionat, Partizani shkon në kuotën e 9 pikëve duke kryesuar i vetëm tabelën e klasifikimit.

Vendi i dytë në renditje pas javës së tretë i takon Vllaznisë, e cila me fitoren e arritur të premten e kaluar ndaj Tiranës në transfertë si dhe një tjetër të javës së dytë në “Loro Boriçi” me Kukësin, ka grumbulluar 6 pikë. Fatale për kuqeblutë ishte java e parë kur u mund në transfertë nga Erzeni me rezultatin 1-0

I treti në renditje është Erzeni i Shijakut, skuadra debutuese që po surprizon në këtë fillim kampionati. Pasi mundi Vllazninë në javën e parë, regjistroi edhe dy barazime radhazi, i fundit këtë javë ndaj Teutës duke mbetur me në vendin e tretë me një pikë larg kuqebluve.

Tirana, Bylis dhe Kastrioti ndajnë vendet e katërt, pestë dhe të gjashtë me nga 4 pikë. Egnatia dhe Laçi renditen në vendin e shtatë dhe të tetë me nga 3 pikë. E nënta në renditje është Teuta e Durrësit me vetëm dy pikë, ky pas barazimit në derbi me shijakasit ka larguar nga drejtimi trajnerin Renato Arapi.

Ajo që bën përshtypje në këto tre javë kampionat ka të bëjë me vendim e dhjetë dhe të fundit të Superiores, në të cilin renditet Kukësi me 1 pikë. Nga një skuadër pretendente për titull, të mbyllësh tabelën e klasifikimit ka krijuar probleme jo të vogla në kampion kuksian duke bërë që pozita e trajnerit Skënder Gega të lëkundet seriozisht.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img