(Video) NOT-Vllaznia shkëlqen në Kampionatin Kombëtar 2026. Viki Tafrruku me 5 medalje ari dhe Joel Golemi me 3 medalje ari shpallen sportistët më të mirë të aktivitetit, Sara Hoxha përmirëson dy rekorde të reja kombëtare

Lexo

- Reklamë -spot_img

Notarët e Vllaznisë të drejtuar nga trajneri Kolë Shiroka vazhdojnë përfaqësimet dinjitoze në garat kombëtare dhe ndërkombëtare. I tillë ishte edhe konkurimi në garat e fundgushtit 2026, Kampionatit Kombëtar, organizuar nga Federata Shqiptare e Notit, zhvilluar pranë pishines olimpike ‘Taq Dafa” në Durres.

Ashtu si edhe në garat e mëparshme, Vllaznia shkëlqeu me rezultatet pozitive të regjistruar si ekip dhe sidomos në konkurimin individual

Si ekip, Vllaznia u rendit e dyta, ndërkohë që notarët e talentuar, Viki Tafrruku dhe Joel Golemi u shpallën sportistët më të mirë të aktivitetit, ndërsa Sara Hoxha përmirësoi dy rekorde të reja kombëtare në garat 100 metër shpinë dhe 200 meter katërnotim.

Më konkretisht, Shoqata sportive ‘Shkodra Not’, përfaqësuesit zyrtar të Bashkisë Shkodër u përfaqësuan nga sportistet:

  1. Viki Tafrruku
  2. Joel Golemi
  3. Skerdi Kroni
  4. Herta Mimaj
  5. Melodi Mimaj
  6. Klea Dedi
  7. Adriel Marku
  8. Arbor Marku
  9. Frederica Rrotani
  10. Angelo Rrotani
  11. Kole Rupa
  12. Sara Hoxha
  13. Kean Tafili
  14. Matia Jubani

Ekipi i Vllaznise u shpall ekipi i dyte me i mire per femije dhe i treti per te Reja.

  1. Viki Tafrruku u shpall sportistja me e mire Femer per te Reja dhe sportistja e dyte me e mire

e Kampionatit. Viki garoi ne disiplinat e 100, 200, 400 meter stil i lire dhe 200 meter katernotim. Ne te gjitha keto disiplina fitoi medalje ari per te Reja dhe medalje ari ne Kategorine Open.

  1. Joel Golemi u shpall sportisti me i mire mashkull i Kategorise B . Joeli garoi ne disiplinat e 50,

100, 200 dhe 400 meter stil i lire. Fitoi 3 medalje ari dhe 1 medalje argjendi ne 50 meter stil i lire.

  1. Skerdi Kroni garoi ne disiplinat e 50 dhe 100 meter stil i lire , 50 meter delfi dhe 200 meter katernotim. Skerdi fitoi medalje argjendi ne disiplinen e 50 meter stil i lire dhe tre medalje bronzi ne disiplinat e 50 meter delfi , 100 meter stil i lire dhe 200 meter katernotim.
  2. Sportistja Sara Hoxha theu 2 rekorde Kombetare ne disiplinat e 100 meter shpine dhe 200 meter katernotim. Ne 100 meter shpine theu rekordin e sportistes Kaltra Meca te vendosur ne 2018 me kohen 1:23.19 duke vendosur kohen e re 1:23.07. Ne 200 meter katernotim theu perseri rekordin e Kaltra Meces me kohen 2:57.96 duke vendosur kohen e re 2:54.64. Sara Hoxha u shpall sportistja me e mire femer per Kategorine C. Ajo garoi gjithashtu ne disiplinat e 50 meter shpine dhe 50 meter bretkose duke fituar gjithsej 4 medalje ari.
  3. Klea Dedi garoi ne disiplinat e 50 dhe 100 meter shpine ku fitoi dy medalje bronzi dhe ne 200 meter katernotim fitoi medalje argjendi dhe 50 meter stil i lire.
  4. Frederica Rrotani u shpall sportistja e dyte me e mire femer e Kategorise C. Ajo garoi ne disiplinat e 50, 100, 200 meter bretkose dhe 50 meter stil i lire. Ne 50 bretkose fitoi medalje argjendi dhe ne 100 dhe 200 meter bretkose dy medalje ari.
  5. Adriel Marku fitoi medalje argjendi ne disiplinen e 200 meter stil i lire. Adriel u perfaqesua gjithashtu ne disiplinat e 50 meter stil i lire dhe 50 meter delfi.
  6. Kole Rupa garoi ne disiplinat e 50 meter stil i lire, shpine , delfin dhe bretkose ku tek kjo e fundit fitoi medalje te bronzte.
  7. Angelo Rrotani fitoi medalje bronzi ne displinen e 200 meter bretkose. Ai garoi gjithashtu ne

50 dhe 100 meter bretkose dhe 50 meter stil i lire.

  1. Kean Tafili fitoi medalje bronzi ne 200 meter stil i lire. Ai garoi dhe ne disiplinen e 50 metrave stil i lire dhe 50 meter shpine.
  2. Ne stafeten 4 x 100 metra stil i lire vajzat fituan vend te dyte per kategorine A me garuese

Herta Mimaj, Melodi Mimaj, Klea Dedi , Frederica Rrotani.

(Video) Pamje nga garat e Kampionatit Kombëtar të notit, zhvilluar në Durrës.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img