Ekipi i Vllaznisë në not i drejtuar nga trajneri Kolë Shiroka, ka qënë pjesëmarrës në garat e maratonës së notit “ Idriz Muço” për të gjitha grup moshat, që nga 08 deri në 80 vjeç.
Një aktivitet ky tradicional që zhvillohet çdo vit në Sarandë për nder të ish notarit Idriz Muço, ku krahas notarëve shkodranë konkuruan edhe ekipet e Durrësit, Pogradecit, Lezhës, Lushnjes, Partizanit, Vlorës, Sarandës vendase, dhe të tjerë të ardhur nga Italia, Greqia etj.
Programi i aktivitetit përmbante garat 2 km dhe 600 metra për veteranë. Në konkurimin e kategorisë së fëmijëve, figurën më të mirë sportive e ka bërë notarja e talentuar shkodrane, Viki Tafrruku.
E përgatitur me pasion dhe profesionalizëm nga trajneri Shiroka që në hapat e parë të angazhimit me sportin e notit, Tafrruku ka një rritje tejet pozitive në karrieren e saj pozitive duke qënë sistematikisht fituese e shumë vendeve të para dhe medaljeve të arta me të gjitha grupmoshat.
Në vazhdën e këtyre sukseseve ishte paraqitja fantastike në maratonën e Sarandës ku sfidoi mbi 30-të konkuruese të moshës 10-12 vjeçare duke prekur e para finishin e distancës një kilometër.
Në këtë mënyrë, Viki Tafrruku koleksionon vendin e parë dhe medaljen e artë të Kupës “Idriz Muço” duke përsëritur suksesin e një viti më parë, ku në këtë maratonë ajo meritoi vendin e parë.
Po në këtë kategori, por për meshkuj, vëndin e parë e zuri, Dejvi Shtaro nga Durrësi. Për distancën deri në 2 km notim vëndin e parë për meshkuj e zuri Ediljano Huna, kurse për femra Ajla Dërmishi. Për moshat deri ne 10 vjeç femra, vendin e parë e zuri Agneza Bejdo, kurse për meshkuj Ron Skëndaj.
Krahas konkurimit të kategorisë së fëmijëve, në kokurim ishin edhe veteranët e notit shqiptar, ku Kupën përkatëse nga veteranët e fitoi Anxhela Dërmishi. Në ceremoninë e mbylljes së aktivitetit, krahas dorëzimit të medaljeve për fituesit e kategorisë së fëmijëve, organizatorët shpëndanë Çertifikata Mirënjohje për disa veteran, mes të cilëve edhe për ish kampionanin dhe rekordmenin e njohur shkodran, Ilir Ymeri.
(Video) Intervista e plotë me notaren e talentuar shkodrane, Viki Tafrruku, fituese e vendit të parë në Maratonën e Sarandës “Idriz Muça” 2023, si dhe pamje nhga garat e Maratonës së Sarandës.
Gaspër MARKU