Sunday, May 5, 2024

Nuk mjafton goli i shkodranit Nikaj, Skënderbeu mundet nga Tirana dhe i lëshon kreun bardhebluve

Lexo

Tirana-Skenderbeu 3-1 (Shenues: Kaina 45’, Qefalia 77’, Hasani 90+9’/Nikaj 2’)

Tirana:Lika,Doka,Lulaj,Hoxhallari(Mici 52),Pergjoni,Jonuzi,Hila(Qefalia 66),Lushkja,Kaina,Hasani,Latifi(Abazaj 81) Tranjer:Orges Shehi

Skenderbeu:Alia,Ramos(Muharem 83),Prençi,Randi,Frasheri,Liço,Rabiu,Juri(Pecani 66),Shaqe,Nikaj(Lika 70),Rashica(Fleçer 70) Tranjer:Ivan Gvozdenoviç

Arbitra:Erjon Bastari,Ani Koçiaj(Tirane),Delin Kasa(Kavaje),Daniel Vrapi(Tirane) Var:Olsid Ferataj(Patos) Avar:Dorjan Maletaj(Tropoje) Delegat:Marjus Sulejmani(Tirane) Vezhgues:Astrit Dervishi(Shkoder) 

Tirana fitoi me permbysje ne perballjen e javes se trete te Superiores 3-1 ndaj Skenderbeut. Bardehblute moren fitoren e dyte kete edicion dhe ngjiten ne vendin e pare te Superiores ne kuoten e 7 pikeve. Ndonese korçaret shenuan te paret me Nikajn,Tirana ia doli qe te barazonte pa u mbyllur pjesa e pare me ane te Kaina,i cili pak pa u mbyllur pjesa e pare vendosi ekuilibrin.

Ne pjesen e dyte ai qe ktheu rezultatin ishte Qefalia. 11 minuta pasi u aktivizua,mesfushori bardheblu arriti qe te shenonte te dytin per Tiranen. Por nuk u mbyll me kaq. Ne minuten e nente shtese Hasani sigloi golin e rezultatit perfundimtar 3-1.

Skenderbeu peson humbjen e pare ne kete edicion,teksa ndalet pas dy fitoresh radhazi,por mbetet ne pjesen e siperme te klasifikimit me 6 pike. Pavaresisht kesaj humbjeje,juglindoret treguan edhe ndaj bardhebluve se kan potencial per te bere mire. Tirana do te luaj javen e ardhshme me Kukesin ne transferte,nderkohe qe Skenderbeu,ne anen tjeter,do te vizitoj Durresin per tu ndeshur me Teuten.

Fatos Lamaj

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img