Tuesday, November 26, 2024

(Video) Nuk ka pushim për Kombëtaren. Silvinjo rikthen kuqezinjtë në stërvitje për miqësoren ndaj Bullgarisë

Lexo

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë të premten, pas fitores së madhe të arritur një ditë më parë ndaj Republikës Çeke, për të nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore me Bullgarinë, e programuar për t’u luajtur të martën e 17 tetorit në stadiumin “Arena Kombëtare”. Trajneri Silvinjo e ka ndarë grupin në dy pjesë, teksa lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Republikës Çeke zhvilluan një seancë të plotë e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatave të ndryshme të lojës. Ndërsa lojtarët të cilët luajtën në ndeshjen zyrtare bënë vetëm shkrythje në palestër dhe fizioterapi.

Burime pranë kampit kuqezi kanë pohuar se ka disa ndryshime në listën e lojtarëve që do të jenë të gatshëm për miqësoren me Bullgarinë. Kështu, sulmuesi Mirlind Daku u është nënshtruar testeve mjekësore për shkak të një tërheqjeje në muskujt e kofshës që pësoi gjatë ndeshje dhe analizat treguan se lojtari ka nevojë për disa ditë pushim në mënyrë që më pas të nisë rikuperimin. Duke qenë se nuk mund të rikuperohet në kohë për miqësoren lojtari është lënë i lirë dhe është larguar nga grumbullimi. Do të mungojë gjithashtu për kuqezinjtë edhe mesfushori Keidi Bare.

Klubi i Espanjolit ka bërë një kërkesë zyrtare nëse lojtari mund të lihet i lirë për shkak se ka ndeshje të rëndësishme në kampionat këtë fundjavë. Stafi teknik pasi diskutoi edhe me lojtarin vendosi ta lërë të lirë që të bashkohet me skuadrën spanjolle. Ndërkaq, kombëtarja do të lihet pushim të shtunën dhe të dielën do të rikthehet në stërvitje normalisht.

(Video) Kombëtarja kuqezi, nis stërvitjen për miqësoren me Bullgarinë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img