Saturday, July 27, 2024

“Ditë Po” për Volejbollin shkodran. Pas femrave, fitojnë edhe meshkuj. Mundin Teutën në transfertë, 0-3 për javën e pestë të Superligës

Lexo

Teuta-Vllaznia   0-3

(13-25, 11-25, 12-25)

Teuta: Orgest Duka, Klevian Tuci, Denis Rama, Kreshnik Malaj, Ergi Domi, Jonidi Domi, Sildi Qorollari, Renaldo Bushpepa, Luka Jaupi, Deivid Cuci. Trajner: Mirion Vllamasi

Vllaznia: Gledis Lloshi, Klaudio Preka, Ross Andreë Dube, Mario Lugaj, Endri Jukni, Visar Lleshi, Gentjan Curraj, Ardit Taflaj, Fatjon Çekini, Gilman Lika, Nikolin Qafarena(C), Gersi Jula, Ditmir Rreshketa, Enid Daniku. Trajner: Artan Kalaja

Gjyqtarë: Edison Kurti, Roland Mujo

Një “ditë po” për volejbollin shkodran duhet konsideruar kjo e sotmja, kur kemi parasysh dy fitoret radhazi në transfertë të realizuara nga ekipet e Vllaznisë, femra dhe meshkuj përballë ekipeve respektive të Teutës së Durrësit.

Menjëherë pas ballafaqimit të femrave, të cilat dolën fituese me rezultatin 0 me 3, në parketin e pallatit të sportit “Ramazan Njala” të qytetit të Durrësit janë shfaqur ekipet e meshkujve, Teuta dhe Vllaznia.

Me një kapiten autoritar si Nikolin Qafarena që vazhdon të jetë shtylla e skuadrës, djemtë e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja kanë kopjuar femrat duke fituar me të njëtin rezultat, 0 me 3 ndaj ekipit durrsak, Teuta.

13 me 25 seti i parë, 11 me 25 seti i dytë dhe 12 me 25 seti i tretë, janë rezultat e të tre seteve të mbyllura me fitimin e ekipin kuqeblu, i cili del fitues i të gjithë ndeshjes me rezultatin e përgjithshëm të seteve 0 me 3.

Me këtë fitore të sotme ndaj Teutës, e treta sipas radhës në pesë javë kampionat, ndaj dy humbjeve të pësuara me Erzenin në transfertë dhe Partizanin në shtëpi, Vllaznia e volejbollit të meshkujve vazhdon të mbetet mes skuadrave më të mira pretendenteve për fitimin e trofeve të sezonit.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img