Stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës ka luksin të hapë zyrtarisht Kampionatin Kombëtar të Superiores për sezonin e ri 2025-2026 me superndeshjen Vllaznia dhe Egnatia, takim i cili luhet të premten, duke filluar nga ora 20:00.
Takimi që përballë Egnatias kampione dhe Vllaznisë nënkampione, në parashikimin e Fatmir Lugjit mbyllet në barazim.
Por, më herët, gjatë prononcimit për Veriu Sport, ish futbollisti dhe analisti i sportit Fatmir Lugji është i mendimit se Vllaznia nuk bëri mirë në tre ndeshjet miqësore me ekipet e kategorisë së parë, por e parë në kompleks, ka mendimin se Vllaznia është e investuar për titullin kampion.
Në vijim, Lugji flet edhe për merkaton, ku ndër të tjera ka rezerva për largimin e papritur të Ildi Grudës si dhe të largimin surprizë të Arsid Krujës, i cili sezonin e kaluar u shpall fitues në 11-mbëdhjetëshin më të mirë të Abissnet Superiore.
(Video) Prononcimin e plotë në videio të ish futbollistit të Vllaznisë Fatmir Lugji, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOURUBE.