Miqësorja, Shqipëri-Itali është gati për start. Stadiumi “Air Albania”, pritësi i kësaj sfide shumë emocionuese, sidomos për tifozërinë kuqezi, e cila ka shansin të shijojë prej së afërmi një nga kombëtaret më famoze të futbollit botëror.
Tribunat e im piantit kuqezi janë duke mbushur me kapacitetin e plotë të tij, pasi sipas informacionit, biletat për këtë ndeshje janë shitur të gjitha.
Me interes për kombëtaren kuqezi është njëmbëdhjetëshja e përzgjedhur nga tekniku Reja. Rreth një orë më herët, burimet pranë Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe pranë kombëtares kuqezi, bënë të ditur për opinionin publik projektin e teknikut Reja, për formacionin e parë.
Mes emrave të preferuar ishte edhe ai i kapitenit të Vllaznisë Erdenis Gurishta. Publikimi i këtij lajmi ngrohu jo pak tifozërinë shkodrane duke shtuar edhe më tepër pasionin dhe dëshirën për ta shijuar live këtë sfidë.
Por, në çastet e fundit, lista ka pësuar një ndryshim, pjesë e së cilës nuk figuron Gurishta. Gjithësesi, mbetet për t’u parë se si do të jetë fati i Gurishtës në këtë ndeshje, nëse do të ketë minuta për të apo jo.
SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mihaj, Lenjani, Brae, Abrashi, Bajrami, Broja, Uzuni. Trajner: Edi Reja
ITALIA: Meret; Skalvini, Bonuçi, Bastoni; Di Lorenco, Tonali, Verratti, Dimarko; Zaniolo, Raspadori, Grifo. Trajner: Roberto Mançini
(Video) Momenti i mbërritjes së kombëtares kuqezi në stadiumin “Air Albania”