Thursday, April 25, 2024

(Video) Trajneri Nikolin Leka, flet në pragndeshjen, PSG-Vllaznia. Liga e Kampioneve të Europës-Futboll Femra

Lexo

Trajneri i Vllaznisë në futboll femra, Nikolin Leka së bashku me kolegun e tij Fabiol Rexhepi po i  japin dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e radhës të Ligës së Kampioneve të Europës.

Me 23 nëntor, ora 18:30, skuadra kuqeblu luan si mysafire në stadiumin e Parisit përballë skuadrës vendase, PSG, kampione e Francës në fuqi. Ndeshje kjo e vleshme për fazën e grupeve, e treta për kuqeblutë pas atyre të luajtura më herët ndaj Real Madrid në Shkodër  dhe Çelsin në Londër.

Duke folur për këtë pragndeshje, njëshi i pankinës kuqeblu, Nikolin Leka vlerëson kundërshtarin për traditën e kahershme që ka në këtë disiplinë, ku edhe aktualisht, me elementin cilësor që disponon mund të jetë skuadra pretendente për të marrë vendin e parë në grup.

Ndër të tjera, tekniku Leka, thotë se Vllaznia nuk ka objektiva konkretë për ndeshjet në grupe. Ojektivi madhor i kuqebluve për këtë sezon ishte kualifikimi në 16-tëshe, ndërkohë që përvoja pozitive e marrë në ballafaqimin  me emrat e mëdhenjë që ka në grup, do të shërbejë për një pjesëmarrje më dinjitoze sezonin e ardhshëm në Champions League.

Intervisten e plotë me trajnerin e Vllaznisë, Nikolin Leka, mund ta ndiqni në kanalin tonë në Youtube-Veriu Sport

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img