Saturday, July 27, 2024

(Video) Pasioni për volejbollin. Flet 16 vjeçarja Keona Kalaja që kërkon të ecë në traditën e të atit, ish volejbollistit dhe sot trajnerit të Vllaznisë, Artan Kalaja

Lexo

Hapat e parë të Keona Kalasë mund të themi se janë hedhur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, aty ku babai i saj Artan Kalaja ka një jetë që është në shërbim të volejbollit shkodran, fillimisht si sportist, dhe më së shumtmi si trajner, ku edhe sot është në drejtimin e Vllaznisë së meshkujve.

Dhe, natyrshëm, ndërsa ndiqte plot passion dhe bënte tifo për Vllazninë, por edhe të atin, vjen një ditë kur Keona shfaq dëshirën të merret vetë me volejboll. Hapat e parë i hedhë në shkollën teknike austriake, “Peter Mahringer” ku edhe studion, dhe më pas babi Artani vihet në dispozicion të saj duke filluar me disa seanca individuale, njërën prej të cilave e ndjek nga afër edhe Veriu Sport me pamjet që ju sjell.

Kështu nis rruga e bukur e volejbollit për Keonën, e cila bëhet pjesë edhe e ekipeve zinxhir të klubit Vllaznia me trajnerët Dorian Tafa dhe Fatjet Axhagiq. Ndonëse hasëm paksa vështirësi në marrjen e një interviste, me pretendimin se ishte herët për një gjë të tillë, pasi ky është vetëm fillimi i një pune të vështirë dhe të gjatë, Keona është e bindur se ardhmja e saj do të jetë ecja në gjurmët e babait të saj, Artan Kalaja.

Fillimisht është e përkushtuar t’i shërbejë Vllaznisë, por asnjëherë pa lënë mënjanë mësimet , të cilat shumë shpejt synon t’i vazhdojë jashtë vendit, atje ku pret të vazhdojë pasionin për volejbollin, pse jo që në një të ardhme të shpejtë të veshë uniformën e kombëtars shqiptare.

Krahas të tjerave, Keona ka edhe një mesazh për bashkëmoshataret e saj që të kenë sa më shumë vullnet për të bërë shumë gjëra në jetë, mes të cilave edhe sportive, sepse në këtë mënyrë mundet të arrihen më së miri objektivat e së ardhmes.

Intervisten e plotë në video me  Keona Kalanë, mund ta ndiqni në kanalin tonë Youtube Veriu Sport

Gaspër MARKU

(Video 1: Intervista me volejbollisten 16 vjeçare, Keona Kalaja, pasioni dhe objektivat e së ardhmes)

(Video 2: Pamje nga stërvitja individuale e volejbollistes, Keona Kalaja)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img