Thursday, September 19, 2024

(Video) Përcillet me nderime dhe respekt për në banesën e fundit, ish trajneri kampion i Shahut shkodran, Muhamet Gradeci. Sportistja e tij Ylvije Boriçi(Kraja) si dhe kolegët Leka dhe Hoxha, vlerësojnë figurën e Gradecit

Lexo

I ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare, ish kampioni i shahut shkodran dhe atij shqiptar, Muhamet Gradeci është përcjell me nderime dhe respekt për në banesën e fundit nga komuniteti i qytetit verior.

Të pranishëm në këtë ceremoni mortore ishin edhe pjesëtarët e komunitetit të sportit të shahut, mes të cilave edhe Ylvije Boriçi(Kraja), shahistja pesë herë kampione me Vllazninë e drejtuar nga trajneri Muhamet Gradeci, si dhe katër herë kampione individuale, suksese të cilat ia dedikon profesor Gradecit.

Me respekt dhe konsideratë maksimale për ish trajnerin e tyre dhe më pas kolegun tastieres së shahut, flasin edhe shahisti veteran, Bernard Lekaj dhe Eduard Hoxha, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të shoqatës së shahut Vllaznia.

Muhamet Gradeci ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 81 vjeçare, për të cilën Veriu Sport i kushtoi një shkrim të veçantë, lajmit si dhe përshkrimit të karrieres së tij të pasur sportive, sidomos atë të pozicionit të trajnerit të ekipit të femrave Vllaznia me të cilat u shpall pesë herë kampion i Shqipërisë dhe fitoi dy Spartakiada Kombëtare.

(Video) Pamjet e ceremonisë mortore në nderim të ish kampionit të shahut Muhamet Gradeci, si dhe prononcimet e ish kampiones së shahut Ylvije Boriçi(Kraja), si dhe dy kolegëve të tij, Bernard Leka dhe Eduard Hoxha, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img