Friday, September 20, 2024

(Video) Përfundon Kampionati Ndërkombëtar Basket 3×3. Ekipi malazez, Dangerous Meridian fitues i trofeut dhe çmimit prej 2 mijë Euro

Lexo

Me ndeshjet e luajtura mbrëmjen e së dielës është mbyllur Kampionati Ndërkombëtar i basketbollit 3×3, aktivitet ky i zhvilluar për tre ditë me radhë në pikën turistike të Shirokës nga Bashkia Shkodër, Federata Shqiptare e Basketbollit dhe shoqata sportive, 3×3 Albania me pjesëmarrjen e 26 ekipeve, nga Shqipëria dhe Ballkani.

Shtatë ndeshje kanë qënë në program për ditën e tretë, ndër to katër çerekfinale, dy gjysmëfinale dhe më pas edhe finalja e madhe që përcaktoi ekipin kampion. Ndeshje këto, që ashtu si edhe ato të dy ditëve të mëparshme janë ndjekur me interes nga një publik i shumtë që kishte mbushur këndin sportiv të improvizuar pranë Molos në qëndrën turistike të Shirokës.

Pjesë e konkurimit në çerekfinale kanë qënë edhe ekipet, Shkodra Basket, Old School Albania, Avengers Albania, Shooter’s Albania dhe Balkan Hoopers të përbërë me basketbollistë të njohur shkodranë, por në gjysmëfinale është kualifikuar vetëm njëra prej tyre, Balkan Hoopers së bashku me tre ekipe nga Mali i Zi.

Ndeshjet çerekfinale:

Grafomatex- Shooter’s  21-6

Dangerous Meridian- Avengers 21-16

Protein to go-Pld School 21-19

Balkan Hoopers- Shkodra Basket 21-11

Gjysmëfinalet

Grafomatex- Protein to go  22-12

Dangerous Meridian-Balkan Hoopers 21-18

Finalja

Grafomatex- Dangerous Meridian  16-21

Ekipet malazeze kanë bërë diferencen dhe dy prej tyre, Grafomatex dhe Dangerous Meridian janë kualifikuar për në finalen e madhe. Finale kjo që është fituar nga ekipi Dangerous Meridian me rezultatin 21 me 16 duke u shpallur fitues të Kampionatit Ndërkombëtar Basket 3×3.

Në përfundim të kampionatit është zhvilluar edhe ceremonia e mbylljes së aktivitetit, ku përfaqësuesit e Bashkisë Shkodër, drejtori i zyrës së sportit Auron Miloti dhe specialist i sportit Fatjon Hasani i kanë dorëzuar ekipit fitues trofeun e kampionatit si dhe shpërblimin me shumën prej 2 mijë Euro.

(Video) Ndeshja finale e Kampionatit Ndërkombëtar të basketbollit 3×3, Grafomatex- Dangerous Meridian  16-21, si dhe prononcimi i Drejtorit të Sporteve në Bashkinë Shkodër, Auron Miloti.

Gaspër MARKU  Shirokë-Shkodër, 11 gusht 2024

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img