Tuesday, November 26, 2024

(Video) Përfundon Kupa “Agim Tafili”. Flavio Venomi i Vllaznisë për të Rinjtë dhe Olsian Veliaj i Tiranës për të Rritur, fitues të vendeve të para

Lexo

Kupa “Agim Tafili”, aktivitet ky i zhvilluar në nderim të ish çiklistit të mirënjohur të Vllaznisë, Partizanit dhe ekipit kombëtar, Agim Tafili, ka mbyllur mesditën e sotme konkurimin e dy etapave që kishte në program.

Në të parën, ajo me itenerar Fushë Krujë(Europa Parku)-Rruga e Velipojës-Torrovicë-Rranxë-Balldre-Torrovicë-Shkodër me distancë 122.6 kilometër, fitues dolën Olsi Veliaj i Tiranës për Elitë dhe Flavio Venomi i Vllaznisë për junior.

Ndërkohë, paraditen e sotme në konkurim ka qënë etapa e dytë e kësaj Kupe, ajo me itenerar, Shkodër- Balldre-Fishtë-Hajmel-Vau i Dejes-Gomsiqe-kthim me finish në Shkodër, 108 kilometra e gjatë.

Një etapë kjo jo pak e vështirë kur kemi parasysh edhe terrenin malor të rrugës së Pukës, e cila nxori për fitues të vendit të parë, çiklistin e Tiranës Tefik Sallahi për kategorinë e të rriturve, si dhe shkodranin Flavio Venomi për kategorinë e të rinjëve.

Në mbyllje të krejt aktivitetit, në sheshin para Bashkisë Shkodër, është zhvilluar ceremonia e mbylljes së krejt aktivitet ku u akorduan edhe trofetë për fituesit e krejt aktivitetit.

Për kategorinë e të rinjëve, vendin e parë e ka merituar çiklisti i Vllaznisë, Flavio Venomi. Vendi i dytë ka qënë për një tjetër çiklist të Vllaznisë, Angelio Sula, ndërsa në vend të tretë është renditur  Emil Prifti i Tiranës.

Për kategorinë e të rriturve, në vend të parë është renditur Olsian Veliaj i Tiranës. Në vend të dytë është renditur kolegu i tij Tiranës, Tefik Sallahi, ndërkohë që vendi tretë i ka takuar çiklistit të Studentit, Brikel Barçi.

Kupat përkatëse i janë dorëzuar fituesve, nga kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, Presidenti i FSHFÇ-së Skënder Anxhaku, djali i Agim Tafilit, Alsid Tafili, si dhe sponsori i aktitetit, Behri.

Pjesë e ceremonisë së mbylljes së Kupës “Agim Tafili” ka qënë edhe nderimi që iu është bërë ish çiklistëve të dalluar të Vllaznisë në vite: Gezim Strica, Sabri Sinori, Gezim Ferracaku, Bahri Zmijanej (pas vdekjes), Fatmir Dibra, Agim Ferracaku, Mehdi Selmani, Sabetin Hoxha, Gezim Mlloja, Ergi Peraj, të cilëve iu është dorëzuar çertifikata “Mirënjohje” akorduar nga ana e Bashkisë Shkodër.

(Video) Kupa “Agim Tafili”, etapa e dytë, ceremonia e ndarjes së kupave për çiklistët fitues, si dhe dorëzimi i çertikatave “Mirënjohje” nga Bashkia Shkodër për disa nga figurat e shquara të sportit të çiklizmit të Vllaznisë në vite.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img