E nisur prer rreth dy muaj më parë, Kupa “Mehdi Milla”, e organizuar nga Zyra Rajonale e Futbollit Shkodër në respekt të kësaj figure sportive që nuk jeton, por që pas ka lënë një karriere shumë të pasur si futbollistit i Vllaznisë të viteve 60-të, dhe mës pas edhe si mësues i edukimit fizik, si dhe drejtues i sportit në Shkodër, ka ardhur në mbyllje të saj.
Kompleksi Sportiv “Zmijani” përjetoi emocione të shumta në konkurimin e mbi 200 fëmijëve futbollistë, pjesëtar të 40 ekipeve të grupmoshave, U-9, U-11, U-13 dhe U-15, të cilët dje zhvilluan finalet e çdo kategorie duke shpallur edhe më të mirët.
Gjithësesi, emocionet më të shumta u përjetuan në ceremoninë përmbyllëse të aktivitetit, në të cilën, krahas drejtuesit të Zyrës Rajonale të Futbollit Shkodër, Hysen Zmijani, ishin edhe përfaqësuesit e familjes Milla, bashkëshortja Naxhije Milla, vëllai i të ndjerit, Xhavit Milla, djali dhe nipat e professor Mehdisë, Senadi dhe Ermali, si si dhe Yllvi Rroji.
Fituesit:
Jena Mala-Arbitrja më e mirë e Kupës “Mehdi Milla”
Isuf Hoxha- Arbitri më i mirë e Kupës “Mehdi Milla”
Ervin Ujkaj-Mjeku më i mirë sportiv i Kupës “Mehdi Milla”
Ejmen Kurti-Ekipi “The Door”, grupmosha U-9
Ajdi Lumani-Ekipi “Shpresa”, grupmosha U-11
Brenden Krepi-Ekipi “Djelmnia Shkodrane”-grumposha U-13
Xhesild Kapllani-Ekipi “Atletik Club Shkodra”, grupmosha U-15
Finalet:
U-9 The Door B-Atletik Club Shkodra, fiton The Door
U-11 Shpresa A-Atletik Club Shkodra, fiton Shpresa
U-13 Djalmnia Shkodrane-Veleçiku, fiton Djelmnia Shkodrane
U-15 Atletik Club Shkodra-Shkodra, fiton Atletik
(Video: Ceremonia e mbylljes së aktivitetit të Kupës “Mehdi Milla”)
Gaspër MARKU