Thursday, March 28, 2024

(Video) Përfundon Kupa “Mehdi Milla”-Ceremonia e mbylljes dhe fituesit e grupmoshave: U-9, U-11, U-13, U-15

Lexo

E nisur prer rreth dy muaj më parë, Kupa “Mehdi Milla”, e organizuar nga Zyra Rajonale e Futbollit Shkodër në respekt të kësaj figure sportive që nuk jeton, por që pas ka lënë një karriere shumë të pasur si futbollistit i Vllaznisë të viteve 60-të, dhe mës pas edhe si mësues i edukimit fizik, si dhe drejtues i sportit në Shkodër, ka ardhur në mbyllje të saj.

Kompleksi Sportiv “Zmijani” përjetoi emocione të shumta në konkurimin e mbi 200 fëmijëve futbollistë, pjesëtar të 40 ekipeve të grupmoshave, U-9, U-11, U-13 dhe U-15, të cilët dje zhvilluan finalet e çdo kategorie duke shpallur edhe më të mirët.

Gjithësesi, emocionet më të shumta u përjetuan në ceremoninë përmbyllëse të aktivitetit, në të cilën, krahas drejtuesit të Zyrës Rajonale të Futbollit Shkodër, Hysen Zmijani, ishin edhe përfaqësuesit e familjes Milla, bashkëshortja Naxhije Milla, vëllai i të ndjerit, Xhavit Milla, djali dhe nipat e professor Mehdisë, Senadi dhe Ermali, si si dhe Yllvi Rroji.

Fituesit:

Jena Mala-Arbitrja më e mirë e Kupës “Mehdi Milla”

Isuf Hoxha- Arbitri më i mirë e Kupës “Mehdi Milla”

Ervin Ujkaj-Mjeku më i mirë sportiv i Kupës “Mehdi Milla”

Ejmen Kurti-Ekipi “The Door”, grupmosha U-9

Ajdi Lumani-Ekipi “Shpresa”, grupmosha U-11

Brenden Krepi-Ekipi “Djelmnia Shkodrane”-grumposha U-13

Xhesild Kapllani-Ekipi “Atletik Club Shkodra”, grupmosha U-15

Finalet:

U-9  The Door B-Atletik Club Shkodra, fiton The Door

U-11  Shpresa A-Atletik Club Shkodra, fiton Shpresa

U-13  Djalmnia Shkodrane-Veleçiku, fiton Djelmnia Shkodrane

U-15   Atletik Club Shkodra-Shkodra, fiton Atletik

 (Video: Ceremonia e mbylljes së aktivitetit të Kupës “Mehdi Milla”)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img