Monday, November 25, 2024

(Video) Përplasja mes tifozëve shqiptarë dhe malazezë, ndërpritet ndeshja në stadiumin e Tuzit, Deçiq-Buduçnost

Lexo

Rritja e dukshme gjatë viteve të fundit e skuadrës Deçiq duke qënë një nga skuadrat më të mira të Kampionatit malazes  ka bërë që skuadra që përfaqëson Tuzin e zonës së shqiptarëve në Mal të Zi, të jetë në vemendjen kryesore të opinionit sportiv malazez dhe më gjërë.

Në veçanti përballjet me Buduçnostin e Podgoricës, i konsideruar si derbi i futbollit malazes, kanë qënë më të fortët dhe më emocionuesit e kampionatit të atjeshëm.

I tillë ka qënë edhe ballafaqimi i fundjavës që lamë pas, kur në stadiumin e Deçiqit të Tuzit u përballën skuadra vendase, Deçiq dhe Buduçnost i Podgoricës.

Një ndeshje kjo që krahas luftës së fortë sportive në fushën e lojës,  u ndez keqas në shkallët e stadiumit. Të vendosura në tribunën përkarshi të ndarë në mes nga gardhi metalik, ato nuk e kanë pasur të vështirë të përfshihen në konflik duke filluar të gadasin njëra tjetrën me e stolat e shkulura të stadiumit. Përmasat e këtij konfliki, shkuan deri në atë masë, sa arbtri pa përfunduar pjesa e parë, kur rezultai ishte 0-1, kërkoi ndërprerjen e ndeshjes.

Ndërhyrja e policisë, e cila ka zbrazur tribunën, ka bërë që situata të normalizohet, por pa pasur mundësinë më të vazhdimit të ndeshjes, e cila tashmë është bërë objekt i komisioineve përkatëse në federatën malazeze të futbollit.

Kujtojmë, që në merkaton e janarit, skuadrës së Deçiqit i është bashkuar edhe futbollisti shkodran, Erion Vucaj, i cili më herët luajti në kampionatin kosovar.

(Video: Incidenti mes dy tifozërive në stadiumin e Deçiqit)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img