Elbasani-Vllaznia 2-3(17-25, 22-25, 26-24, 27-25, 13-15)
Luftë e fortë sportive, rivalitet dhe emocione pa fund dhuroi sfida e volejbollit Elbasani-Vllaznia, e vlefshme për javën e shtatë të Superligës së volejbollit meshkuj, ku për të përcaktuar fituesin janë dashur të luhen plot 5 sete.
Dy setet e parë fitohen nga Vllaznia me shifrat 17-25 dhe 22-25, ndërkohë që dy setet e tjerë, i treti dhe i katërti fitohen nga ekipi vendas Elbasani me pikët shtesë 26 me 24 dhe 27 me 25.
Rivaliteti dhe emocionet vijojnë të jenë prezente edhe në setin e pestë final, ku Vllaznia arrin të fitojë me dy pikë diferencë, 13-15 duke fituar të gjithë ndeshjen 2 me 3.
Një fitore kjo e merituar për Vllazninë e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja dhe kolegu i tij Ermal Kraja, duke i pozicionuar kuqeblutë në vendin e tretë të renditjes me 14 pikë, ndërkohë që në krye është Partizani me 21 pikë i ndjekur nga Erzeni me 18 pikë.
Për t’u theksuar është se kapiteni Nikolin Qafarena, lojtari kryesor i kuqebluve, në fund të fazës së parë kryeson listën e pikëshënuesve të Superligës së meshkujve me 198 pikë duke vijuar të paraqesë një formë shumë të mirë sportive.
(Video) Pamje nga ndeshja, Elbasani-Vllaznia, 2-3. Superliga e volejbollit meshkuj, java e 7-të)