Sunday, September 22, 2024

(Video) “Power 12” në “Elbasan Arena për të mbështetur Vllazninë. Flasin tifozët, Nuri Repaj dhe Çesk Pllumbaj

Lexo

Ashtu si edhe në ndeshjet e tjera të mëparshme, brenda dhe jashtë Shkodre, grupimi i tifozëve shkodran Ultras, “Power 12”, do të jetë i pranishnëm në “Elbasan Arena” për të mbështetur Vllazinë drejt një fitore tjetër të radhës 3 pikëshe. Falë dashamirësisë së tifozit të njohur shkodran, Genc Selmani që jeton në Gjermani, grupit “Power 12” me drejtues Sheri Snajperin-Sherif Fregja, është pajisur me dy daulle, të cilat tifozët shkodran për herë të parë do t’i përdorin sot në “Elbasan Arena” në mbështetje të skuadrës së tyre të zemres Vllaznia. Përpara nisjes drejt Elbasanit, dy përfaqësues të këtij grupimi, Nuri Repaj dhe Çesk Pllumbaj, flasin për Veriu Sport.

Njëri nga përfaqësuesit e grupit Ultras të Vllaznisë Nuri Rrepaj na tregon për organizimin që do të ketë tifozëria shkodrane në stadiumin Elbasan Arena Dinamo-Vllaznia.

Organizimi do të jetë shumë i mirë, do mblidhemi në orën 16:00 tek Pallati i Sportit autobuzi I sjellë nga presidenca e klubit Vllaznia ndërsa biletat do të na i mundësojnë vëllezërit tonë, emigrantët. Gjithashtu doja të falenderoja një nga emigrantët, Genc Selmanin, që ka bërë të mundur sjelljen e dy tupana dhe njërin do ta kemi sot në Elbasan Arena. Shpresojmë në një fitore, por më e rëndësishmja është të luajmë me zemër. Si në fitore ashtu edhe në humbje, entuziazmi do të jetë deri në fund.

Si e parashikoni ndeshjen e sotme?

Nuk presim një rezultat të thellë. Besoj 2-1 për Vllazninë. E rëndësishme është marrja e tre pikëve.

Me çfarë shikuam tek grupi që udhëton sot drejt Elbasanit ka edhe të rinj që kanë ardhur nga jashtë. Të rinj që do të provojnë për herë të parë emocionet.

Është e vërtetë. Kemi një shok që ka ardhur nga Italia dhe e ka ndjekur gjithmonë Vllazninë jo vetëm tani. Ai është Çesk Pllumbaj dhe do të jetë me ne sot për herë të parë në Elbasan Arena të shijojë këtë ndeshje fantastike.

Ndërkohë, vetë Çesk Pllumbaj, flet për emocionet e kësaj pragndeshje.

Për mua është një emocion i veçantë. E kam ndjekur Vllazninë rregullisht edhe kur jam në punë, por të mbështesësh ekipin nga afër është një tjetër emocion. I falenderoj këto tifoza që kanë bërë gjithçka për Vllazninë. Për sa kohë të jem këtu do të vazhdoj të bashkëpunoj me to.

Si e parashikoni rezultatin?

Duke shikuar Dinamon që nuk ka një ecuri shumë të mirë. Them se rezultati do të jetë 2-3, fitojmë patjetër.

(Video-Intervistat me dy tifozët, Nuri Repaj dhe Çesk Pllumbaj)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img