(Video) Prag AF Elbasani-Bylis, java e 34-të Abissnet Superiore. Trajneri Ivan Gvozdenoviç: Fitore me Bylisin, synojmë “Final 4”

AF Elbasani ka lënë pas fitoren ndaj Egnatias, një fitore kjo që solli një entuziazëm të madh në qytetin e Elbasanit ku trepikëshi i marrë ka ndezur objektivin e skuadrës për të qenë pjesë e Final Four-it, dhe tashmë është e përqëndruar tërësisht në sfidën e radhës me Bylisin.

Një ditë para kësaj ndeshje, trajneri i AF Elbasanit Ivan Gvozdenoviç, është shprehur mjaft i kënaqur me ecurinë e ekipit verdh e blu. Ai theksoi se që në fillimin e aventurës së tij me Elbasanin kishte besim se skuadra mund të synonte zonën elitare edhe pse aktualisht ndodhet vetëm një pikë larg saj me 46 pikë.

Sipas Gvozdenoviçit gjithçka është e mundur, pasi kanë mbetur edhe tre javë vendimtare deri në fund të kampionatit.

 “Ndeshja me Bylisin do të jetë e vështirë, pasi edhe kundërshtari do të luftojë fort për pikë, por skuadra jonë do të japë maksimumin në fushë, si gjithmonë. Unë dua të qëndroj me ‘këmbë në tokë’ dhe të shohim ecurinë e skuadrës ndeshje pas ndeshjeje, për të parë nëse do të sigurojmë një vend të rëndësishëm në Final Four.”, është shprehur tekniku i Elbasanit, Elbasanit Ivan Gvozdenoviç.

Pas javës së 33-të, AF Elbasani renditet në vendin e pestë në Abissnet Superiore me 46 pikë. Të shtunën pritet përballja me Bylisinku fitorja është thelbësore për të mbajtur gjallë objektivin drejt Final Four-it.

(Video) Pamje nga seanca stërvitore e fundit e Elbasanit në prag të sfidës me Bylisin, si dhe prononcimi i trajnerit të Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç.

Fatmir POPJA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu