(Video) Prag Bylis-Egnatia, Kupa e Shqipërisë. Trajneri Tetova, kërkon kualifikimin: Jemi ndërtuar të konkurrojmë në të dyja kompeticionet!

Bylis-Egnatia, është çifti i parë që hap serinë e ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, takim që do të luhet të mërkurën duke nisur nga ora 13:30. Në prononcimin e dhënë nga trajneri Edlir Tetova në prag të kësaj ndeshje, shpaloset hapur objektivi për kalimin e turit, madje duke iu rikthyer një deklarate të mëparshme, ai thskson se Egnatia është ndërtuar për fitimin e dy trofeve të sezonit, Kupë dhe Kampionat.

“Skuadra është në gjendje të mirë, atmosfera e mirë se vijmë pas fitores. Përsëri Bylis, tani një tjetër kompeticion. Objektivat tona janë të qarta për kalimin e turit. Është ndeshje e vështirë sepse Bylis të paktën 20 minutat e fundit na vendosi pak në presion. Kështu do të jemi të kujdesshëm në ditën e nesërme.

Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, kemi përdorur rotacion gjatë dy fazave. Do të ketë ndërhyrje, por jo të shumta.

Të marrësh fitore nuk ndikon nga ana psikologjike në ekip, ndikon për mirë, jo për keq. Kështu mendojmë të mbajmë ritmin, ky është synimi kryesor.

Po të kapim nga fillimi, të gjithë lojtarët e Egnatias kanë minutazh pothuajse të barabartë në fushën e lojës. Boshti ka minutazh më shumë se të tjerët, por i gjithë ekipi ka minutazh.

Mendoj kemi marrë lojtarët që kemi dëshiruar ne si klub. Nota nuk vendoset tani, do të shikohet në fund.

Objektivat i kemi shpalos në fillim të sezonit, jemi ndërtuar të konkurrojmë në të dyja kompeticionet. Do të mbetet për t’u parë në vazhdim.

Çdo gjë do të shikohet më prapa se çfarë do të ndodhë me katërshen.

Jemi të përqëndruar te ndeshja e Kupës së nesërme me Bylisin dhe pastaj do të shikojmë ndeshjet e kampionatit njëra pas tjetrës.

Mendoj vetëm për tifozët. Na duhet mbështetje, kemi pasur mbështetje në ndeshjet brenda dhe jashtë, por mendoj lojtari i 12-të do të jetë shumë i rëndësishëm për ne në këtë sezon”, u shpreh ndër të tjera trajneri i Egnatias, Edlir Tetova.

(Video) Prononcimi i trajnerit të Egnatias Edlir Tetova në pragndeshjen e çerekfinales së Kupës së Shqipërisë, Bylis-Egnatia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu