Wednesday, December 24, 2025

(Video) Prag Egnatia-Partizani, tekniku rrogozhinas Edlir Tetova: Skuadra është e plotë, vlerësojmë formën e mirë të kundërshtarit, por koërkojmë fitoren

Lexo

- Reklamë -spot_img

Tre ditë pasi u kurorëzua si trajneri më i mirë i vitit në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025”, traneri i Egnatias Edlir Tetova doli sot në konferencën e shtypit të pragndeshjes, Egnatia-Partizani, takim ky i vlefshëm për javën e 17-të të Abissnet Superiore.

Pyetja e parë, që iu drejtuar profesor Tetovës kishte të bënte me shëndetin, pasi vetëm pak ditë më parë, iu nënshtruar një operacioni në zemër. “Mendoj që gjendja ime është e mirë, po shkon drejt rikuperimit dhe të mos kemi më situata të tilla”, u shpreh Tetova, ndërsa më pas iu falenderoj gazetarët edhe për urimin e fitores së çmimit si trajneri më i mirë i vitit 2025.

“Trofeu është një vlerësim si nga futbollistët, kolegët, gazetarët dhe nga opinioni sportiv për herë të dytë, do të thotë që është bërë një punë e mirë si nga lojtarët, stafi dhe familja Egnatia. Jam shumë i lumtur për këtë trofe të dytë, por pa vazhdimësi asnjë sukses nuk bën dritë.”

Sa i takon situatës tek Egnatia në pragsfidën me Partizanin, Tetova, tha:”Skuadra është e plotë, kemi mungesa vetëm për skualifikime, është Ruçi dhe Haime. Është afruar Xheferson por nuk është 100% e formës së tij, kështu që do të jemi të kujdesshëm, megjithatë pjesa e grupit është. Ekipi ka punuar mirë, presim Partizanin, që momentalisht ka fitore rresht, është ekipi më në formë, por ne do të jemi të kujdesshëm te ajo që prodhon Egnatia. Sigurisht që do të jetë një ndeshje e bukur, se ato me Partizanin kanë dhuruar emocione të bukura, si në lojë ashtu edhe në rezultat, por shpresojmë për më të mirën. Jam i kënaqur me Bakajoko dhe Albanezen, i bashkohen pjesës tjetër të skuadrës që po bëjnë shumë mirë gjatë gjithë kësaj kohe. Shpresojmë te vazhdimësia dhe tek synimi që ka klubi”.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit Edlir Tetova në prag ndeshjen Egnatia-Partizani, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img