(Video) Prag Elbasani-Vllaznia, Kupa e Shqipërisë. Trajneri Tomas Brdariç, vlerëson Elbasanin, por beson në kualifikimin: Luajmë në dy fronte, do të ishte mirë t’i bëjmë dhuratë tifozëve fitimin e dy trofeve të sezonit

 

Kuqeblutë e Vllaznisë do të luajnë dy ndeshje shumë të rëndësishme brenda kësaj jave. Të mërkurën Vllaznia luan në transfertë me Elbasanin çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, sfidë e cila nisë në orën 17:00, ndërsa të dielën pret në “Loro Boriçi” Bylisin për javën e 24-tër të Abissnet Superiore. Duke folur para gazetarëve shkodranë në konferencën e shtypit të kësaj pragndeshje, tekniku i Vllaznisë vlerësoi Elbasanin, i cili duke qënë jashtë katërshes finaliste për momentin, Kupën e shikon si mundësi serioze për të shkuar në Europë. Megjithatë, Brdariç bën të ditur se Vllaznia i ka marrë masat të kalojë me sukses turin, madje, në fund të sezonit pse jo, t’i ketë të dyja trofetë në pronë të saj.

“Është duke na pritur ndeshja tjetër dhe nuk ka shumë kohë. Nuk ka kohë të presim sepse e shijuam ndeshjen me Teutën dhe ishim mjaft mirë. Është mirë që kemi objektiva dhe është kompeticion tjetër. Është ndeshje e vështirë dhe e fortë. Kemi përballë ekip me mjaft eksperiencë, trajner me eksperiencë. Po ashtu dhe Elbasani një ekip që ka investuar tepër në këtë sezon. Dhe ato kanë objektiva. Nesër fillon kapitull ku objektivi është të kalojmë në raund tjetër.

Nuk shoh avantazh për sfidën e parë se në të dyja ndeshjet fiton ekipi më i mirë. Kemi treguar se me Elbasanin mund të bëjmë ndeshje të mirë. Tani është kompeticion tjetër dhe ka rregulla tjera, prandaj duhet të jemi sa më të fokusuar për ndeshjet e Kupës.

Nuk dua të di çfarë mund të ndodhë pas ndeshjes, të shkojmë atje dhe të marrim rezultat të mirë. E di që do të investojmë në maksimum. Nuk kemi dhe shumë kohë të punojmë, është dhe një stërvitje e pa filluar sot, do të punojmë më tepër nga ana taktike dhe teknike sot dhe shpresojmë të marrim një rezultat mjaft të mirë.

Ata do të kenë mundësinë ta përdorin Kupën si avantazh. Ato e dinë që do luajnë kundër Vllaznisë dhe është ekip me eksperiencë në Kupë.

Qatos i duhet pak kohë, po ashtu dhe Spahija. Jemi kompetitivë, fryma e grupit është aty. Të marrim këtë fitore me Teutën si shtysë dhe për ndeshjen e radhës. Shpresojmë të marrim rezultat pozitiv.

Ne duhet të mirëmbajmë ekipin. Nuk kam dyshime për ndeshjen nesër, jemi ekip variabël dhe fleksibël sidomos me rikthimin e lojtarëve nga dëmtimet. Nëse lojtarët ndihen mirë, do i japim mundësinë për të luajtur.

Juriç duket se do të qëndrojë. Askush nuk e di çfarë do të bëhet në vijim, por besoj merkatoja është mbyllur dhe do të jetë pjesë e ekipit. Do të na duhet të rregullojmë pak situatën ku ndoshta një ndër ndeshjet do të na duhet.

E dimë që Elbasani ështe ekip i mirë dhe duam të përballemi në mënyrë sa më profesionale, por nuk ka lidhje me çfarë ekipi. Nëse do të luash në nivel të lartë, duhet të jesh gjithmonë kostant dhe të bësh një futboll të mirë”, tha ndër të tjera, trajneri Tomas Brdariç në konferencën e shtypit të pragndeshjes, Elbasani-Vllaznia për Kupën e Shqipërisë.

(Video) Prononcimi i trajnerit Tomas Brdariç në pragndeshjen e Kupës, Elbasani-Vllaznia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu