Tuesday, October 28, 2025

(Video) Prag Flamurtari-Vllaznia. Lirim Kastrati: Flamurtari, skuadër me cilësi, por Vllaznia udhëton për fitore

Lexo

- Reklamë -spot_img

 

Vllaznia udhëton drejt Vlorës, për ndeshjen e javës së 9-të të Abissnet Superiores, aty ku kuqeblutë do të përballen me Flamurtarin. Lirim Kastrati, futbollisti i Vllaznisë e vlerëson kundërshtarin por kërkon tri pikët për skuadrën e tij.

“Flamurtari është një ekip me traditë ashtu si edhe Vllaznia. Sigurisht që mendoj se për ne do të jetë një ndeshje e vështirë, por shkojmë në Vlorë për të fituar”, komentoi Lirim Kastrati.

26-vjeçari tregon se kuqeblutë vijnë të motivuar në përballjen me Flamurtarin, pas fitores me Tiranën. Madje ai është i lumtuar që ndikuar në këtë fitore me golin e shënuar.

“Vllaznia është në një moment pozitiv pasi vetëm pak ditë më parë kemi mundur Tiranën, ku unë isha protagonist pasi shënova edhe një gol”, tha Kastrati.

Flamurtari është skuadra e fundit në renditjen e Abissnet Superiores, ndërsa Vllaznia e para. Por ky fakt për Kastratin nuk do të thotë asgjë.

(Video) Prononcimin e plotë të futbollistit kuqeblu, Lirim Kastrati në pragndeshjen Flamurtari-Vllaznia, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Egnatia fiton në shtëpi me Teutën, që pëson humbjen e parë në këtë kampionat

Egnatia-Teuta 1-0(Albanese 43’) Egnatia:Dajsinani,Ndreca,Xhemajli,Sota,Fangaj, Ruçi,Fernando,Kryeziu,Albanese,Buriç,Selmani Trajner:Edlir Tetova Teuta:Selmani,Përgjoni,Jazxhi,Maçolli,Vidal,Boçi,Uotlai,Toli,Arifi,Fadairo,Gomes Trajner:Enkelejd Dobi Gjyqtarë:Kreshnik Cjapi(Fier),Denis Rexha(Tiranë),Emigers Ganxhi,Erjon Bylykbashi(Elbasan) Var:Emanuela Rusta(Elbasan) Avar:Adrian Beqiraj(Tiranë) Delegat:Alban Tafaj(Tiranë) Vëzhgues:Kridens...
- Advertisement -spot_img