Ballina Boks (Video) Prag Turneu “Grushti i Hekurt”, 5 herë kampioni olimpik, Jurgen Lazri,...

(Video) Prag Turneu “Grushti i Hekurt”, 5 herë kampioni olimpik, Jurgen Lazri, debuton përballë kampionit të Turqisë. Trajneri Emiliano Çekini, beson shumë tek aftësitë e boksierit të tij

Mbrëmja e së hënës së ardhshme ka rezervuar një natë emocionesh për amatorët e sportit të boksit. Në pallatin e sportit “ Feti Borova” të kryeqytetit do të organizohet Turneu i Boksit Profesionist, “Grushti i Hekurt”. Aktivitet në të cilin është programuar të garojë edhe boksieri i talentuar shkodran, Jurgen Lazri.

Vetëm 18 vjeç, Jurgen Lazri, i përgatitur me passion dhe profesionalizëm nga trajnerët e tij, vëllezërit Emiliano dhe Klaudio Çekini, ka spikatur me talentin e tij duke u shpallur plot pesë kampion i Shqipërisë në boksin olimpik.

Të hënën e ardhshme, Lazri do të ngjitet në ringun profesionist dukle bërë debutimin e tij të parë në këtë disiplinë të re për të.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri Emiliano Çekini, shprehet optimist për një rezultat pozitiv të boksierit të tij Jurgen Lazri, i cili gjatë periudhës së fundit përgatitore ka treguar një formë shumë të mirë sportive.

Ndonëse përballë do të ketë kampionin e Turqisë, Jurgen Lazri që do të konkurojë në peshën deri në 69 kg, është i vendosur se do ta kalojë me sukses ballafaqimin e tij të parë në boksin profesionist.

Krahas Jurgen Lazrit, dy vëllezërit trajnerë, Emiliano dhe Klaudio Çekini, krenohen edhe me boksierin tjetër, 20-vjeçarin Pashuk Gjoni, i cili edhe ai ka nisur rrugën e bukur të boksit profesionist duke dalë fitues në tre ndeshjet e para, ndërkohë që kanë gati edhe talentët e tjerë, të cilët stërviten me shumë passion në palestrën e klubit profesionist “Boxing North Albania” Shkodër si dhe atë të “Tërbuni Boks” në qytetin e Pukës, ku falenderojnë me këtë rast kryebashkun e Pukës, Rrok Dodaj për mbështetjen e dhënë.

(Video) Pamje nga stërvitja e boksierit profesionist Jurgen Lazri në Pragturneun “Grushti i Hekurt”, si dhe prononcimet e trajnerit Emiliano Çekini, si dhe dy boksierëve, Jurgen Lazri dhe Pashuk Gjoni, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu