Vllaznia-Elbasani, është padyshim kryesfida e javës së gjashtë të Abissnet Superiore, takim i cili është programuar të luhet mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës duke filluar nga ora 19:00. Esat Mala, mesfushori-sulmues i Vllaznisë, ishte i përzgjedhuri i kampit kuqeblu për të dalë në konferencën e shtypit të pragndeshjes me Elbasanin.
Gjatë komunikimit të gazetarët shkodranë, Mala vlerësoi kundërshtarin, për paraqitjen e tij, i cili vjen në Shkodër si kryesues i kampionatit me një pikë më shumë sesa Vllaznia e vendit të dytë, por thekson se kuqeblutë janë të karikuar për të marrë rezultat pozitiv, fitoren tre pikëshe, çka do të ndërronte vendet me portokallinjë duke marrë vendin e parë.
Në aspektin personal, Mala e pranon se në katër sezonet që është pjesë e Vllaznisë, ky mund të jetë ndër më cilësoret duke shpresuar ta kurorëzojë me fitimin e titullit kampion.
Ndër të tjera, Mala, foli edhe për bkerjen më të re, 26 vjeçarin Jasmin Celikovic, i cili vjen për llogari të qëndrës së mbrojtjes, duke e konsideruar një përforcim akoma më të madh për skuadrën në realizimin e objektivit të fitimit të titullit kampion.
I pyetur për tifozët, Mala, thekson se ato janë shumë të rëndësishëm për Vllazninë, pasi janë një mbështetje e madhe për skuadrën në fushën e lojës, ndaj i bën thirrje të jenë sa më shumtë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”, mbrëmjen e së shtunës.
Takimet e tjera të javës së gjashtë të Abissnet Superiore nisin mbrëmjen e së premtes me derbin Partizani – Tirana, që është edhe sfida e parë e javës së gjashtë të, për të vijuar të premten me dy ndeshjet e tjera. Dinamo City – Flamurtari dhe Vllaznia – AF Elbasani. AF Elbasani, ndërkohë që dy takimet e fundit të javës së 6-të janë programuar të dielën. Vora – Egnatia do të luhet në orën 14:00 në Laç, ndërsa Teuta – Bylis në “Niko Dovana” në orën 17:00.
(Video) Prononcimin e plotë të futbollistit kuqeblu Esat Mala në pragndeshjen, Vllaznia-Elbasani, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.



