Friday, January 23, 2026

(Video) Prag Vllaznia-Partizani. Bismark: “I kam shënuar Partizanit në fazën e parë, shpresoj edhe nesër një tjetër gol. Vllaznia e karikuar për titullin kampion!”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Sulmuesi i Vllaznisë Charls Bismark ishte i përzgjedhuri nga kampi kuqeblu në konferencën e shtypit, organizuar një ditë para ndeshjes Vllaznia dhe Partizani, takim ky i vlefshëm për javën e 21-të të Abissnet Superiore.

Më herët, kur ka firmosur për Vllazninë, Bismark pati premtuar se se do të shënonte 20 gola me uniformën kuqeblu, por nisur problemet e dëmtimeve që kaloi ka mbetur disi prapa në këtë drejtim. Megjithatë, Partizanit që Vllanzia ka përballë këtë javë, i ka shënuar në fazën e parë, ndërkohë që shpreson t’i shënoj edhe nesër.

“Besoj që jam gati për këtë ndeshje, do të dalim në fushë për të dhënë më të mirën tonë në fushën e lojës. Jam mjaft i fokusuar, kam premtuar që do të shënoj 20 gola në sezon, por fatkeqësisht kam pasur disa dëmtime, por tani fokusi im është të shënoj këto gola. Edhe si ekip, tani jemi më të motivuar dhe po kthehemi në formën e mëparshme, të vazhdojmë në këtë rrugë.”, than ë fillim të konferencës Bismark.

Bismark, ndiehet i kënaqur që zgjodhi të luajë për Vllazninë në këtë sezon futbollistik. “Ndjehem mjaft mirë në Shkodër, çdo gjë është shumë mirë. Jam duke u kthyer në formën time më të mirë që isha më përpara, nuk është se kam luajtur mjaftueshëm, por do të marr më shumë minuta për tu rikthyer si më parë. Ky sezon është më i fortë se vitin e shkuar. Jam i lumtur që kam zgjedhur Vllazninë se janë ekip më i mirë dhe me karakter, shpresoj që ky të jetë viti ynë.”, u shpreh ai.

I pyetur në lidhje me mungesen e trajnerit Martini si rezultat i dënimit nga komisioni i disiplinës me dy ndeshje pezullim, Bismark, pranon se mungesa e profesorit ndikon jo për mirë në funksionimin e skuadrës, por nga ana tjetër thotë se lojtarët janë shumë të motivuar për të dhënë më të mirën në fushën e lojës.

“Ndjehet mungesa e teknikut Martini, por lojtarët janë të motivuar por e kemi objektivin tonë ku të shkojmë, është më mirë kur ai është në pankinë por janë situata kur duhet të japim më shumë se njëqindpërqindëshi.”, thotë Bismar.

(Video) Prononcimin e plotë të sulmuesit të Vllaznisë, Charls Bismark për pragndeshjen, Vllaznia-Partizani, mund ta ndiqni të plotë në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img