Stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës pret nga data 27 deri më 30 gusht, ndeshjet e grupit katërt të të vlefshme për turin e dyte Women Champions League. Në prag të startit të ndeshjeve, kiu skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka do të përballet të mërkurën, ora 19:00, me kampionen e Bjellorusisë, Dinamo Minsk, Presidenti i KFF Vllaznia, Lazer Matija, ka dalë në një konferencë shtypi duke prezantuar edhe futbollistet e marrë në merkaton e veres.
Ato janë plot 11-të futbolliste: 3 amerikane Mesa, Myvett Solare dhe shqiptaro-amerikanja Tereza Deda, 2 kanadeze Srkalj dhee Wilson, 2 kolumbiane Quinones e Hernandez, portjerja e kombëtares paraguajane, Cabanas, Rojas Franco nga Panamaka, si dhe Riselda Leba e kampionatit shqiptar e ardhur nga skuadra rivale, Gramshi.
Gjatë prononcimit të tij për median, presidenti Matija është shprehur i kënaqur me futbollistet e veshura kuqeblu duke bërë të ditur se synimet e Vllaznisë edhe këtë sezon, janë të qarta, kualifikimi në ndeshjet e grupit të katërt dhe kalimi në turin e tretë.
Ndeshjen e parë gjysmëfinale të grupit, Vllaznia do ta luajë të mërkurën, më datë 27 gusht, në orën 19:00 duke pasur përballë kampionen e bjellorusisë, Dinamo BSUPC, ndërkohë që po të mërkurën, por në oran 10:00 të paradites do luhet gjysmefinalja tjetër e grupit, Ferencvarosh(Hungari)-Racing Union(Luksemburg).
Vllaznisë së futbollit të femrave, nuk i kanë munguar asnjëherë tifozët, duke nisur nga ndeshjet e kampionatit dhe sidomos ato ndërkombëtare. Duke përfituar nga prania e mediave, presidenti Matija, fton tifozërinë shkodrane të jetë sa më e shumtë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” në mbështetje të ekipit të zemrës Vllaznia.
(Video) Prononcimin e plotë të Presidentit të KFF Vllaznia, Lazër Matija, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU