E nisur të shtunën e kaluar me ndeshjet e javës së parë, kategoria e dytë e futbollit shqiptar këtë të shtunë luan ndeshjet e javës së dytë. Pas barazimit në transfertë me Gramshin, 1-1, Tërbuni pret në stadiumin “Ismail Xhemali” ekipin e Shënkollit. Një derbi verior që ka tërhequr interesin e dy tifozërive përkatëse, i cili luhet këtë të shtunë duke filluar nga ora 14:00.
Prononcimin e dhënë në prag të kësaj ndeshje, trajneri i Tërbunit Altin Xhahysa, fillimisht e nis me barazimin në ndeshjen e parë, për të cilin thotë se me rastet e shumta të shpërdoruara përpara portës së Gramshit, Tërbuni humbi dy pikë në këtë ndeshje.
Për sfida, Tërbuni-Shënkolli, qaë është e para që luhet në shtëpi për Tërbunin në këtë fillim kampionati, tekniku Xhahysa ka besim të plotë se skuadra e tij do të realizoi fitoren e parë. Por, për ta realizuar një gjë të tillë, ai kërkon edhe mbështetjen e tifozëve pukjanë, të cilëve u bën thirrje të mbushin në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës. për tifozët pukjanë për të mbështetur skuadrën.
(Video) Intervista e plotë me trajnerin e Tërbunit, Altin Xhahysa në prag të derbit verior me Shënkollin.