Kalendari i javës së 14-të të kategorisë Abissnet Superiore, përballë nesër në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllazninë vendase dhe Teutën. Në prononcimin e dhënë për mediat gjatë konferencës për shtyp dhënë mesditen e sotme në mjediset stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës, njëshi i pankinë kuqeblu, Tomas Brdariç, theksoi se e pret me padurim rikthimin e Superiores pas dy javë ndërprerje.
“Superiorja kthehet pas pushimit, me zor po presim për ndeshjen e nesërme. Fillon një fazë e rëndësishme e kampionatit, kemi punuar për të qenë sa më të përgatitur me Teutën, presim ndeshje të fortë fizike dhe psikologjike.”, tha fillimisht Brdariç.
Në vijim, tekniku kuqeblu foli edhe për mungesat, dhe sidomos atë të Krymit, për të cilën, tha:
“Ardit Krymi sdo të jetë i gatshëm për nesër dhe është një problem, u mendua se do të mungonte shumë por mund të kthehet në fushë më herët. Ai ka shkuar jashtë për të marrë mjekim më të mirë dhe shpresoj të na bashkohet sa më shpejt. Vëmendja ime është te lojtarët që kam të gatshëm dhe janë mjaft kompetitivë. Sala do të zëvendësojë Krymin, është në formën e tij më të mirë, më pëlqen mënyra se si punon, ai dhe disa lojtarë të tjerë janë rritur shumë javët e fundit, na duhen lojtarë të tillë që të punojnë në mbrojtje dhe sulm, sidomos kundër Teutës. Teuta bën presing lart dhe i shton stres ekipeve si Partizanit dhe Skënderbeut. Ne kemi një problem tjetër me Artonin, në gju dhe do të mungojë për disa kohë, i uroj më të mirën dhe të kthehet sa më shpejt. Për Jagon jam i lumtur, e meritoi rinovimin e kontratës, na jep stabilitet në krahun tonë të majtë. Për Spahinë është djalë i ri dhe duhet të pres kohën e tij.”
Sa i takon kundërshtarit, Brdariç, foli edhe për shkodranët që janë pjesë e Teutës, duke nisur nga trajneri Edi Martini, si dhe futbollistët, Arsid Kruja dhe Antonio Marku.
“Jam i lumtur të takoj Edin dhe Krujën nesër, ky i fundit është shumë i rëndësishëm për Teutën. Marku është rritur shumë, do të jetë një sfidë e mirë nesër, sepse Teuta ka përgatitjen më të mirë fizike në kampionat, mezi pres të luajmë nesër”, përfundoi kreu i pankinës kuqeblu, Brdariç.
(Video) Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë Tomas Brdariç një ditë para ndeshjes me Teutën e Durësit.