Tuesday, December 24, 2024

(Video) Presidenti Xhaferi, i kënaqur me skuadrën, 5 mijë euro premio kuqebluve për fitoren ndaj Dinamos

Lexo

Presidenti i kuqebluve, Alban Xhaferi duket se po korrë frytet e suksesit të asaj pune mjaft të mirë menaxhuese që po bën me skuadrën për të dytin sezon me radhë. Fitorja fantastike ndaj Dinamos, jo vetem në shifrat marramendëse 6 me 3, por edhe me lojën mjaft cilësore, sidomos të asaj sulmuese, që ka prezantuar periudhën e fundit në fushën e lojës. Kjo, e ka shtyrë njëshin e klubit kuqeblu të akordojë premion prej 5 mijë eurosh për skuadrën, shumë e cila është dorëzuar menjëherë pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes. Gjithësesi, në prononcimin e dhënë për mediat, krahas përgëzimeve për 6 golat e shënuar, ndalet edhe tek prapavija që pëson 3 gola, ndërkohë që ka rezerva edhe për gjykimin. Sipas tij, nuk ka asnjë diskutim, që Vllaznia ka objektiv titullin, por për të shkuar deri atje, rruga është e gjatë.

“Kjo është gjëja më e bukur se pamë një futboll të bukur dhe një skuadër që ndërvepron e gjitha bashkë. Kjo ishte gjëja më e mirë dhe të gjithë bashkë ia arritëm një qëllimi, ishte një spektakël i jashtëzakonshëm në Shkodër. Për këtë jemi të lumtur të gjithë se ishte një futboll i bukur, çunat bënë më të mirën dhe sot ishim me të vërtetë fantastikë dhe dua t’i përgëzoj. Për gabimet në mbrojtje, pas ndeshjes do të bëhet analiza dhe mendoj se ka disa probleme që duhet të korrigjohesh. Këtë vit kemi një sulm të jashtëzakonshëm dhe është diçka shumë e mirë por pa mbrojtje nuk mund të funksionojë. Por besoj se grupi teknik do të marrë masa dhe besoj çunat do të përformojnë shumë mire. Sigurisht kemi hyrë për këtë objektiv dhe kjo ndeshje absolutisht është diçka e bukur. Por kampionati është i gjatë sepse bëhet fjalë për skuadra të forta dhe është një kompeticion shumë i fortë. Dua të them se Vllaznia do të luajë lojëra të bukura dhe do të luajë për të arritur objektivat që kemi caktuar. Sa i përket gjykimit, kam rezervat e mia për këtë pjesë, por besoj se do të jetë një procedurë që do e ndjekim me federatën. Kam rezervat e mia, skuadra e meritoi dhe fitoi kundër të gjithëve.”, është shprehur presidenti Alban Xhaferi pas ndeshjes Vllaznia-Dinamo, që përfundoi me fitoren e kuqebluve me rezultatin 6 me 3.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img