Tuesday, December 2, 2025

(VIDEO) PROJEKTI “UNIFORMA IME”/ VIJON SHPËRNDARJA E SETEVE SPORTIVE, FLASIN TRAJNERËT: MBËSHTETJE E MADHE PËR AKADEMITË, PRINDËRIT JANË SHUMË TË KËNAQUR

Lexo

- Reklamë -spot_img

Federata e Futbollit po vijon shpërndarjen e materialeve sportive në kuadër të projektit “Uniforma Ime”, që po zbatohet për të tretin vit radhazi dhe synon të mbështesë klubet dhe akademitë e futbollit në të gjithë vendin.

Për sezonin 2025/2026 do të shpërndahen mbi 20,000 sete për 204 klube dhe akademi. Gjatë shpërndarjes së uniformave, trajneri i AF Kamza, Viktor Zuna, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të FSHF-së, duke theksuar se projekti i ka ndihmuar si akademi dhe është mirëpritur edhe nga prindërit.

“Përfaqësoj akademinë e futbollit AF Kamza. Quhem Viktor Zuna dhe jam trajner. Kemi tre vite që Federata na ka mbështetur me uniforma dhe topa. E falënderoj Federatën për mbështetjen. Edhe prindërit janë shumë të kënaqur, ashtu si edhe ne, si akademi, jemi shumë të kënaqur nga Federata”, – tha Viktor Zuna, AF Kamza.

Projekti “Uniforma Ime” mbetet një nga nismat më të rëndësishme të FSHF-së për mbështetjen e futbollit të moshave në mbarë vendin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img