Sunday, September 8, 2024

(Video) Pukë-Futbolli i moshave në vemendjen e Bashkisë. Punohet për të ardhmen e skuadrës së parë Tërbuni

Lexo

Në Pukë kanë filluar të mendojnë seriozisht për futbollin. Nëse më herët përqëndrimi ka qënë tërësisht tek skuadra e parë, tashmë vemendje ka nisur të marrë edhe futbolli i moshave. Dhe, shëmbulli më i mirë është ekipi i grupmoshave 11-13 vjeçarë që stërvitet nga trajneri i pasionuar. ish futbollisti i Tërbunit Shkëlzen Sulejmani

Me mbështetjen e vazhdueshme nga ana e dashamirësit të futbollit pukjan Mustaf Mehaj, i cili krahas plotësimit me bazën materiale, kostume sportive dhe mjete stërvitore, kontribuon edhe në udhëtime jasht Rrethit, për zhvillimin e ndeshjeve me ekipe të tjera homologe.

Ndërkohë, ekipin në fjalë e ka vizituar pasditen e së hënës edhe kryetari i Bashkisë Rrok Dodaj, njëkohësisht edhe President i KF Tërbuni. Duke ndjekur nga afër një seancë stërvitore të zhvilluar në stadiumin “Ismail Xhemali“, kreu i institucionit vendor Pukë, bëri një bashkëbisedim të ngrohtë me futbollistët e vegjel, ku krahas përgëzimit për punën e mirë që po bëjnë trajnerët dhe vetë futbollistët e vegjël, premtoi mbështetje te vazhdueshme që ato te bëhen sa më shpejt futbollist të ekipit të parë të Tërbuinit të Pukës.

(Video) Pamje nga seanca stërvitore e ekipit të Tërbunit 11-13 vjeçarë, si dhe vizita dhe bashkëbisedimi me to i kryetarit ntë Bashkisë, Rrok Dodaj.

Fadil HYSENI-Pukë, 27 maj 2024

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img