Saturday, July 27, 2024

(Video-Intervista) Gazetari Namik Mehmeti: Prisja një Vllazni pretendente për titull, por me largimin e trajnerit Osmani, nuk tregoi qëndrueshmëri duke u kënaqur vetëm me pjesëmarrjen në Kupat e Europës

Lexo

Me superfinalen, Partizani-Egnatia, e fituar nga rrogozhinasit me rezultatin 0 me 1, është mbyllur sezoni futbollistik 2023-2024 me Egnatian kampione që fiton dy trofetë Kupë dhe Kampionat duke përsëritur suksesin e kuqebluve të vitit 1972, Partizanin nënkampion, Skënderbeun të tretin dhe Vllazninë të katërtën.

Në minializëm që gazetari i njohur sportiv shkodran Namik Mehmeti bën për sezonin  e sapo mbyllur 2023-2024, thekson se priste një në valle për titullin kampion, por sipas tij, me largimin e trajnerit Qatip Osmani, skuadra kuqeblu nuk tregoi qëndrueshmëri në lojrat e saj duke u kënaqur vetëm me pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Sa i takon skuadrës kampione, Mehmeti, është i mendimit se Egnatia e meritoi trofeun sepse ishte skuadra më e kompletuar e këtij sezoni futbollistik. Ndërsa, duke folur për vazhdimësinë, gazetari i vjetër sportiv shkodran ka besim se presidenti Alban Xhaferi do të riformatojë një Vllazni dinjitoze për Kupat e Europës si dhe për fitimin e titullit kampion sezonin e ardhshëm.

Prononcimin e plotë në video të gazetarit të njohur sportiv, Namik Mehmeti, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE duke klikuar në linkun e mëposhtëm.

Gaspër MARKU

https://we.tl/t-9AYUrYBHUN

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img